Të nderuar tatimpagues,
Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve ju sjell në vëmendje se afati i pagimit të kësteve të tatimit mbi fitimin për periudhën tatimore Dhjetor 2019 është data 16 Dhjetor, pasi data 15 është ditë pushimi.
Ndërsa afati i fundit i parapagimit të këstit tremujor të tatimit mbi fitimin për muajt Tetor, Nëntor dhe Dhjetor është data 30 Dhjetor 2019.
Për çdo paqartësi në përmbushjen e këtij detyrimi ligjor, mos hezitoni të drejtoheni për informacion në sportelet e Shërbimit të Tatimpaguesve më afër jush, apo në Qendrën e Thirrjeve.
Qendra e Thirrjeve, ju ofron tatimpaguesve dhe qytarëve informacion dhe asistencë pa pagesë përmes telefonit, në numrin e gjelbër 0800 00 02, ku specialistët tanë ju ofrojnë asistencë në kohë reale për pyetje rreth:
Qendra e Thirrjeve është në dispozicionin tuaj nga e Hëna - E Enjte ora 08:30-18:00 dhe të Premten ora 08:30-16:00.