Në vijim të Aktit të Konstatimit të Institutit të Ndërtimit në Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë, me Nr.55925 prot, datë 05.12.201 9, i cili mbas vlerësimit të të gjithë godinës 6-katëshe ku operon Drejtoria Rajonale Tatimore Tiranë, ka çertifikuar se objekti është i pabanueshëm, Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve bën me dije se:
Menjëherë pas konstatimit paraprak të dëmit nga tërmeti i datës 26 nëntor, të gjitha shërbimet për tatimpaguesit janë ofruar pa ndërprerje në sportelet e shërbimit, në ambjentet e Drejtorisë së Shërbimit të Tatimpaguesit, Tiranë dhe do të vijojnë aty deri në një njoftim të dytë.
Administrata Tatimore falenderon tatimpaguesit për mirëkuptimin në këtë situatë të krijuar, duke ju siguruar se po bën çdo përpjekje të mundshme, për të adresuar një zgjidhje të qëndrueshme, në ofrimin e shërbimit në kushte optimale.