282,772 shërbime online janë ofruar nga Administrata Tatimore përmes portalit e-Albania, në harkun kohor Janar- Tetor 2019, për individët dhe subjektet e interesuara.
Këto shërbime që përmbushen në kohë reale, pa asnjë kosto përfshijnë:
- Deklarimi dhe pagesa e kontributeve nga punëdhënësit
- Vërtetim për individ të paregjistruar
- Vërtetim për posedim mjeti
- Vërtetim për pagim detyrimesh
- Vërtetim për pagimin e kontributeve nga subjekti
- Vërtetim për pagimin e kontributeve për individin
- Vërtetim për përgjegjësitë tatimore
- Vërtetim për regjistrim të investitorit
- Vërtetim statusi (aktiv, pasiv, përfshirë datën)
- Vërtetim xhiro për 3 vitet e fundit
- Listëpagesa e kontributeve të sigurimeve shoqërore, shëndetësore dhe tatimit mbi të ardhurat nga punësimi (eSig25)
- Certifikatë Rezidence Tatimore
Të ndarë sipas muajve janë :
|
Janar |
32,975 |
|
Shkurt |
12,670 |
|
Mars |
25,717 |
|
Prill |
30,326 |
|
Maj |
35,238 |
|
Qershor |
26,966 |
|
Korrik |
29,866 |
|
Gusht |
26,033 |
|
Shtator |
28,733 |
|
Tetor |
34,248 |
|
Total |
282, 772 |
Ofrimi i shumë shërbimeve në rrugë elektronike ka reduktuar ndjeshëm kontaktet e drejtëpërdrejta me administratën, radhët e gjata dhe kohën e pritjes, duke përmirësuar kështu cilësinë e shërbimit tonë ndaj tatimpaguesve.