Institucioni

Institucioni > Lajme >

Njoftim për zhvillimin e testimit mbi njohuritë e përfituara për inspektorët e Hetimit Tatimor

Në zbatim të Ligjit Nr. 9920, datë 19.05.2008 "Për Procedurat Tatimore në Republikën e Shqipërisë'', i ndryshuar, Udhëzimit nr.24, datë 02.09.2008 i ndryshuar “Për Procedurat Tatimore në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar, Ligjit nr. 7961, datë 12.7.1995 “Kodi i Punës i Republikës të Shqipërisë”, i ndryshuar, nenit 11 dhe vijues të Rregullores “Për përcaktimin e procedurave të rekrutimit, emërimit, vlerësimit dhe marrjen e masave disiplinore për punonjësit e strukturave të hetimit tatimor”, miratuar me Urdhër të Drejtorit të Përgjithshëm të Tatimeve nr. 65, datë 04.10.2017, Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve, ndryshuar me Urdhrin nr. 65/1, datë 02.02.2018 dhe Urdhrin nr. 65/2, datë 14.05.2019 të Drejtorit të Përgjithshëm të Tatimeve, njoftojmë se:

Punonjësit e strukturave të hetimit tatimor, në pozicione Inspektorë, në Drejtorinë e Hetimit Tatimor në DPT dhe në Drejtoritë e Hetimit Tatimor: Rajoni Qendror, Verior dhe Jugor, do t’i nënshtrohen testimit me shkrim, mbi njohuritë e përfituara gjatë ushtrimit të detyrave funksionale.

Punonjësit, do të testohen për njohuritë e përfituara, në legjislacionin si më poshtë:

  • Ligjin nr. 9920/2008 “Për Procedurat Tatimore në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar;
  • Ligjin nr. 92/2014 “Për Tatimin mbi Vlerën e Shtuar në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar;
  • Ligjin nr. 8438, datë 28.12.1998 “Për Tatimin mbi të Ardhurat”, i ndryshuar;
  • Ligjin nr. 9136, datë 11.09.2003 “Për mbledhjen e Kontributeve të detyrueshme të sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar;
  • Ligjin nr. 7895, datë 27.01.1995 “Kodi Penal i Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar;
  • Vendimin e Këshillit të Ministrave Nr.400, datë 22.04.2009 “Për detyrat dhe funksionet e Drejtorisë së Hetimit Tatimor”;
  • Manualin e Hetimit Tatimor;
  • Regulloren e Brendshme të Administratës Tatimore Qendrore;
  • Kodi i Etikës i Administratës Tatimore Qendrore.

Në ditët në vijim do të njoftoheni nëpërmjet publikimit në faqen e internetit të DPT, lidhur me datën dhe vendin e zhvillimit të testimit.