Kujtojmë çdo sipërmarrës apo individ se ka mundësinë të realizojë online pagesat e 13 detyrimeve tatimore, përmes platformës e-Albania, në çdo kohë dhe pa asnjë kosto printimi.
Tatimpaguesit mund ta realizojnë këtë duke u loguar në portalin e-Albania me kredencialet e tyre. Ndërsa inkurajojmë të gjithë tatimpaguesit për marrjen e shërbimeve tona përmes portalit e-Albania, Administrata Tatimore risjell në vëmëndje mundësinë e pagesës online, të plotë ose të pjesshme për këto taksa dhe tarifa:
Ofrimi i shumë shërbimeve në rrugë elektronike ka reduktuar ndjeshëm kontaktet e drejtëpërdrejta me administratën, radhët e gjata dhe kohën e pritjes, duke përmirësuar kështu cilësinë e shërbimit tonë ndaj tatimpaguesve.