Shërbimi i Tatimpaguesit në Administratën Tatimore ka ofruar asistencë ballë për ballë për tatimpaguesit në 182 869 raste përgjatë muajve janar- tetor të vitit 2019, ndërsa janë zhvilluar 145 takime informuese me qëllim parandalimin e mashtrimit dhe nxitjen e korrektimit vullnetar.
Janë kryer 53 477 vizita këshilluese dhe 68 seminare edukues për tatimpaguesit, në lidhje me procedurat tatimore dhe deklarimin korrekt.
99,520 tatimpagues janë asistuar nga Qendra e Thirrjeve, në lidhje me afatet dhe procedurat tatimore, me qëllim shmangien e penaliteteve për ta dhe vetëdeklarimin e saktë.
Vetëm gjatë muajit Tetor Qendra e Thirrjeve ka pritur 1227 telefonata nga ana e tatimpaguesve të interesuar nëpërmjet numrit të gjelbër pa pagesë 0800 00 02. Ky numër është 28% më i lartë se e njejta periudhë e vitit 2017 dhe 1.9 herë më i lartë se muaji Tetor 2018.
5000 kërkesa të tatimpaguesve kanë marrë përgjigje nëpërmjet shërbimit Live Chat që gjendet në faqen zyrtare www.tatime.gov.al.
Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve nxit tatimpaguesit që të përdorin shërbimet e asistencës pa pagesë, që ofrojnë Zyrat e Shërbimit të Tatimpaguesve në të gjithë vendin si edhe të Qendrës së Thirrjeve, për të marrë në kohë reale të gjithë informacionin e nevojshëm.