Institucioni

Institucioni > Lajme >

Udhëzim për të gjithë tatimpaguesit mbi deklarimin e llogarive bankare

Të nderuar tatimpagues, 

Deri më datë 26 Tetor Ju keni afatin ligjor për të hapur llogari bankare!

Prej datës 15 Tetor ju mund t’i deklaroni këto të dhëna, duke i plotësuar në llogarinë tuaj të deklarimit elektronik në E-filing.

Në menunë “e-Filing Im”, zgjidhni nën menunë “Profili Im” dhe në rubrikën  “Detajet Bankare”, ndiqni këto hapa:

  • Në dritaren pop up që shfaqet duhet të zgjidhni emrin e bankës suaj;
  • Plotësoni kutinë me të dhënat e IBAN, duke u kujdesur që të regjistroni të dhënat e sakta;
  • Zgjidhni llojin e monedhës në të cilën keni llogarinë tuaj bankare;
  • Plotësoni datën, prej së cilës është e vlefshme llogaria juaj;
  • Nëse dëshironi mund të ngarkoni dokumente që dëshmojnë për hapjen e llogarisë bankare që po deklaroni;
  • Ruaj të dhënat dhe deklarimi juaj është kryer me sukses.

 

 Kjo procedurë përsëritet për çdo llogari që do të deklaroni.

Ju kujtojmë edhe një herë se nga detyrimi ligjor për të hapur dhe deklaruar llogari bankare, janë të përjashtuar vetëm personat fizikë tregtarë, të cilët nuk janë të regjistruar për TVSH.

Ju faleminderit!