Institucioni

Institucioni > Lajme >

Fiskalizimi – në dritaren informative të Administratës Tatimore

 

Administrata Tatimore sjell në vëmendje të të gjithë të interesuarve, se në faqen tonë zyrtare mund të gjeni përgjigjet për pyetjet më të shpeshta mbi projektin e Fiskalizimit, krahas informacioneve të tjera orientuese.

Më një nën menu të veçantë janë të organizuara rubrika të ndyshme informative - https://www.tatime.gov.al/c/424/fiskalizimi – mbi pse na shërben fiskalzimi, pse po e ndryshojmë sistemin aktual, cilat janë rezultatet e pritshme si edhe projektligji dhe relacioni shpjegues mbi të.

Po këtu gjeni edhe Specifikime Përdorimi dhe Teknike si edhe linkun për të aplikuar për certifikatën teknike test në portalin e-albania, e cila është e vlefshme deri më datë 31 Dhjetor 2019.

Në rubrikën Pyetje-Përgjigje mbi Fiskalizimin do të gjeni të ndara, pyetje- përgjigjet më të shpeshta dhe sipas specifikave të natyrës teknike, ligjore, e të grupeve të interesit, të cilat do të përditësohen, në faza të ndryshme të zbatimit të projektit të Fiskalizimit.

Administrata Tatimore ju fton që për çdo pyetje e paqartësi apo vlerësim nga ana juaj mbi këtë projekt, të na kontaktoni në adresën e e-mail Fiskalizimi.Helpdesk@tatime.gov.al, ndërsa falenderojmë për kontributin e tyre të çmuar grupet e ndryshme të interesit, të cilët janë angazhuar me shumë përgjegjësi gjatë fazës së konsultim publik të projektligjit, që prej datës 31 korrrik e deri më tani.

Vërejtjet dhe sugjerimet e tyre orientuan një proces intensiv punë për ndryshimet në projektligjin mbi “Për Faturën dhe Sistemin e Monitorimit të Qarkullimit”.