Institucioni

Institucioni > Lajme >

Adminstrata Tatimore: Përfundoi cikli i trajnimeve  mbi Tatimin në burim dhe Mbi të ardhurat personale  

Punonjësit e Administratës Tatimore përmbyllën përgjatë muajit Shtator, trajnimet mbi "Tatimi mbi të ardhurat personale dhe Tatimi në burim i të ardhurave", ndërsa një tjetër cikël do të vijojë, në bashkëpunim me Qendrën e Trainimit të Administratës Tatimore dhe Doganore (QTAD).

Këto trajnime përforcojnë njohuritë profesionale të punonjësve tanë, në interpretimin dhe zbatimin e procedurave tatimore dhe ligjit fiskal, ndërsa kanë një ndikim të drejtëpërdrejtë në rritjen e cilësisë së shërbimit ndaj tatimpaguesve.  

Inspektorë të kontrollit tatimor dhe të detyrimeve të prapambetura, nga të gjitha Drejtoritë Rajonale, kanë ndjekur këto trainime, duke mbuluar në nivel teorik të gjithë gamën e specifikimeve teknike dhe me shembuj praktikë të adresimit të problematikave që hasen në punën e tyre të përditshme.     

Tatimi mbi të ardhurat personale; Tatimi në burim i të ardhurave; Rezidenca tatimore; Burimi i të ardhurave; Fusha e veprimit të tatimit mbi të ardhurat personale/shtrirja e detyrimit; E ardhura e tatueshme; Kalimi i së drejtës së pronësisë mbi pasuritë e paluajtshme; Deklarata individuale vjetore e të ardhurave; Mbajtja në burim e tatimit mbi të ardhurat, - ishin disa nga temat e mbajtura nga specialistë të kualifikuar të Administratës Tatimore, për kolegët e tyre.

Trainimet do të vijojnë me të tjera tema, sipas kalendarit të përcaktuar.