Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve dhe Qendra Kombëtare e Biznesit do të përdorin Protokollin e përmirësuar të Shkëmbimit Elektronik të të Dhënave, i cili siguron shkëmbimin dhe transmetimin e të dhënave midis dy institucioneve në kohë reale, me qëllim lehtësimin e ndjekjes së procedurave ligjore nga ana e tatimpaguesve në praktikën e tyre me secilin prej institucioneve tona.
Drejtoresha e Përgjithshme e Tatimeve znj.Delina Ibrahimaj dhe Drejtoresha e përgjithshme e QKB, znj. Pranvera Fagu nënshkruan Marrëveshje Bashkëpunimi, e cila e vendos në një nivel të ri e të përmirësuar, ndërveprimin mes dy institucioneve.
Dy drejtueset theksuan se bashkëpunimi institucional midis palëve është i domosdoshëm dhe i rëndësishëm, pasi ndihmon në zbatimin sa më korrekt të të drejtave dhe detyrimeve që rrjedhin nga zbatimi korrekt i ligjit dhe koordinimin e veprimeve për pasqyrimin real të të dhënave të subjekteve /tatimpaguesve në dosjen e tyre elektronike.
Përmirësimet e kësaj marrëveshjeje të re bashkëpunimi sigurojnë:
Marëveshja lidhet në frymë të Ligjit Nr. 131/2015 “Për Qendrën Kombëtare të Biznesit”, të nenit 69, të Ligjit nr. 9723, datë 3.5.2007, “Për Regjistrimin e Biznesit”, i ndryshuar, dhe të ligjit nr. 9920, datë 19.5.2008, “Për Procedurat Tatimore në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar.