Inspektorët dhe përgjegjësit e Strukturave të Monitorimit në Terren përmbyllën trainimet mbi përdorimin e aplikacionit të ri të hartës digjitale, i cili tanimë do të funksionojë me elementë të shtuar sigurie dhe gjurmimi të punës në terren.
Punonjësit përvetësuan përditësimet në program dhe modulin e ri të hartës digjitale, e cila përmes opsionit GPRS, krijon mundësinë e gjurmimit nga zyra, të aktivitetit të inspektorëve të monitorimit në terren, që nga fillimi e deri në përfundim të Urdhërit të Punës, për secilin prej tyre.
Trainimi me temë “ Web-Gis për regjistrimin dhe kontrollin e bizneseve të taksueshme”, u ndoq nga të gjithë inspektorët dhe përgjegjësit e Zyrave të Monitorimit, në Rajonin Qendror, Verior dhe Jugor, të cilët do të jenë përdorues të hartës digjitale nëpërmjet tabletave, në çdo monitorim që kryhet në terren.
Ndërkohë Qendra e Trajnimit të Administratës Tatimore dhe Doganore ka zhvilluar gjatë kësaj jave disa trajnime, të cilat synojnë të rrisin kapacitetet profesionale të punonjësve të të dy administratave.
Punonjës të Sektorëve të Shërbimit, Regjistrimit dhe të Kontrollit Tatimor, nga Administrata Tatimore Tiranë, Durrës, Elbasan dhe Korçë, u trajnuan lidhur me Manualin e Shërbimit dhe Edukimit, i cili dokumenton të gjitha proceset e punës që kryhen nga punonjësit e këtij sektori si dhe shmangia e keqkuptimeve, trajtimi i tatimpaguesve dhe situatave të vështira, të ilustruar me raste dhe shembuj nga praktika.
Një tjetër trainim ishte mbi rregullat proceduriale të Apelimit Tatimor, kushtet paraprake të apelimit, si edhe roli e rëndësia e Avokatit të Tatimpaguesve, organizimi e funksionimi i tij.