Administrata Tatimore bëri sot të ditur përpara medias bilancin e Planit Operacional kundër Informalitetit gjatë muajit Korrik dhe mënyrën sesi ai do të vijojë, i shtrirë në të gjithë sektorët e konstatuar me risk dhe me fokus kryesor tek subjektet “biznes i madh”, kryesisht në Hidrokarbure Ndërtim dhe Hoteleri;
Plani Operacional do të vazhdojë me goditjen e veprimtarisë së paligjshme në fushën e hidrokarbureve, ku janë të nevojshme vizita fiskale të thelluara për të identifikuar, parandaluar dhe luftuar evazionin fiskal, falsifikimin e dokumentave dhe ndërhyrjet në pompat e karburanteve.
Në lidhje me sistemet fiskale të karburanteve, në vijim të gjetjeve të Hetimit Tatimor, të cilat konkluduan në arrestimin e dy personave, nga sot, me Urdhër të Ministrit të Financave dhe Ekonomisë, Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve (DPT) dhe Drejtoria e Përgjithshme e Metrologjisë, (DPM) do të kryejnë inspektime të përbashkëta pranë subjekteve të tregtimit të hidrokarbureve me qëllim verifikimin e përmbushjes së detyrimeve ligjore nga ana e tyre dhe çertifikimin e regjimit, i cili duhet të jetë automatik.
Inspektimi do të mbulojë të gjithë territorin e vendit, në të gjitha pompat që mundësojnë ndryshimin e regjimit nga automatik në manual; për pompat e bllokuara nga strukturat e Monitorimit në Terren, të evidentuara duke transmetuar në regjim manual; si dhe në të gjitha rastet e tjera;
Ky proces i çertifikimit të regjimit automatik në tregtimin e hidrokarbureve, është në vazhdën e Planit të gjerë operacional kundër informalitetit, i cili përgjatë gjithë muajit Gusht do të fokusohet tek karburantet, për të garantuar respektimin e rregullit “pa kupon s’ka karburant”, për të gjithë operatorët në këtë sektor, duke nisur nga më të mëdhenjtë deri tek më të vegjëlit.
I gjithë plani operacional , synon formalizimin e ekonomisë shqiptare me qëllim që paratë e konsumatorëve të shkojnë për përmirësimin e shërbimeve ndaj tyre, për investime në arsim, shëndetësi, infrastrukturë publike dhe jo në xhepat e bizneseve abuzuese, të cilët cënojnë konkurencën e ndershme dhe mirëqënien e individëve.
Deklaratë e Drejtoreshës së Përgjithshme të Tatimeve, znj.Delina Ibrahimaj
Jam këtu përpara jush, për t’ju njohur me bilancin e Planit Operacional kundër informalitetit gjatë muajit korrik dhe mënyrën sesi ai do të vijojë, i shtrirë në të gjithë sektorët e konstatuar me risk dhe me fokus kryesor tek subjektet “biznes i madh”, kryesisht në Hidrokarbure Ndërtim dhe Hoteleri.
Për arsye të specifikave të sezonit turistik, strukturat e Monitorimit në Terren, në bashkëpunim me DPD, Inspektroriatin e Punës, ISHTI, gjatë periudhës 01-31 Korrik, kanë kontrolluar 1,933 subjekte, ndërsa janë konstatuar 803 shkelje të legjislacionit tatimor. Kemi identifikuar dhe po vazhdojmë të monitorojmë, regjistrimin e njësive akomoduese, deklarimin e punonjësve dhe respketimin e detyrimeve të tjera ligjore, për të vendosur rregullat e konkurencës së ndershme për të gjithë.
Shkeljet më kryesore renditen si më poshtë:
Krahas strukturave të Monitorimit në Terren, Hetimi Tatimor, gjatë muajit Korrik ka referuar mbi 30 dosje në prokurori, kryesisht me subjekte të mëdha, që operojnë në fushën e ndërtimit dhe të hidrokarbureve.
Plani Operacional do të vazhdojë për goditjen e veprimtarisë së paligjshme në fushën e hidrokarbureve, ku janë të nevojshme vizita fiskale të thelluara për të identifikuar, parandaluar dhe luftuar evazionin fiskal, falsifikimin e dokumentave dhe ndërhyrjet në pompat e karburanteve.
Në lidhje me sistemet fiskale të karburanteve, në vijim të gjetjeve të Hetimit Tatimor, të cilat konkluduan në arrestimin e dy personave, nga sot, me Urdhër të Ministrit të Financave dhe Ekonomisë, Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve (DPT) dhe Drejtoria e Përgjithshme e Metrologjisë, (DPM) do të kryejnë inspektime të përbashkëta pranë subjekteve të tregtimit të hidrokarbureve me qëllim verifikimin e përmbushjes së detyrimeve ligjore nga ana e tyre dhe çertifikimin e regjimit, i cili duhet të jetë automatik.
Inspektimi do të mbulojë të gjithë territorin e vendit, në të gjitha pompat që mundësojnë ndryshimin e regjimit nga automatik në manual; për pompat e bllokuara nga strukturat e Monitorimit në Terren, të evidentuara duke transmetuar në regjim manual; si dhe në të gjitha rastet e tjera;
Do të bëhet çertifikimi teknik dhe plumbçosja e tyre, nga ana e Drejtorisë së Përgjithshme të Metrologjisë nën mbikëqyrjen e Inspektoreve Tatimorë.
Ky proces i çertifikimit të regjimit automatik në tregtimin e hidrokarbureve, është në vazhdën e Planit të gjerë operacional kundër informalitetit, i cili përgjatë gjithë muajit Gusht do të fokusohet tek karburantet, për të garantuar respektimin e rregullit “pa kupon s’ka karburant”, për të gjithë operatorët në këtë sektor, duke nisur nga më të mëdhenjtë deri tek më të vegjëlit.
I gjithë plani operacional , synon formalizimin e ekonomisë shqiptare me qëllim që paratë e konsumatorëve të shkojnë për përmirësimin e shërbimeve ndaj tyre, për investime në arsim, shëndetësi, infrastrukturë publike dhe jo në xhepat e bizneseve abuzuese, të cilët cënojnë konkurencën e ndershme dhe mirëqënien e individëve.
Do të jemi në vijimësi përpara jush, me një komunikim transparent dhe të rregullt mbi rezultatet e punës sonë.
Ju faleminderit!