Institucioni

Institucioni > Lajme >

Antinformaliteti – Të dhënat e javës (22-28 Korrik)

 

Strukturat e Monitorimit në Terren po vijojnë kontrollet në të gjithë vendin, me fokus parësor zonën bregdetare, në zbatim të planit operacional për luftën kundër informalitetit.

Gjatë javes 22-28 Korrik, janë kontrolluar 641 subjekte, ndërsa janë konstatuar 325 shkelje të legjislacionit tatimor.

Shkeljet më kryesore renditen si më poshtë:

  •    28 subjekte janë konstatuar të paregjistruara në organet tatimore, për të cilët është marrë masa e bllokimit deri në momentin e regjistrimit të tyre pranë QKB dhe organeve tatimore.
  •    24 tatimpagues janë konstatuar se nuk kanë pasur të instaluar pajisjet fiskale dhe 11 të tjerë nuk i mbanin pajisjet fiskale në gjendje pune.
  •    26 tatimpagues janë penalizuar pasi janë konstatuar me punonjës të padeklaruar, nga të cilët 23 subjekte janë të pergjegjësisë tatimore “biznes i vogël” dhe 3 subjekte jane të përgjegjësisë tatimore “biznes i madh”.
  •    71 tatimpagues të penalizuar për shkeljen e moslëshimit të kuponit tatimor (rasti i parë), ndërsa 3 tatimpaguesve u janë bllokuar ambientet për 30 ditë kalendarike për moslëshim kuponi tatimor (hera e dytë).
  •    45 tatimpagues janë konstatuar se dispononin mallra pa dokumentacion tatimor. 

Përgjatë gjithë muajit Korrik janë kryer 1,705 kontrolle, ndërsa janë konstatuar 691 shkelje të legjislacionit tatimor.

Krahas kontrolleve, Administrata Tatimore do të vijojë të informojë dhe asistojë të gjitha subjektet për të përmbushur deklarimin tatimor, në përputhje me ligjin dhe procedurat tatimore.

Administrata Tatimore ju siguron që do të ndërmarrë të gjitha masat si për mbledhjen e tatimeve njëkohësisht edhe për t’ju lehtësuar ju në realizimin e detyrimeve tuaja.

Kemi nevojë të jemi të gjithë bashkë në luftën kundër informalitetit, për të garantuar konkurencën e ndershme në treg dhe të drejtën e secilit qytetar.