Institucioni

Institucioni > Lajme >

Komiteti i Reformave miraton treguesit e performancës në Administratën Tatimore

Komiteti i Reformave, i mbledhur në datë 24.06.2019, në Drejtorinë e Përgjithshme të Tatimeve  në mbledhjen e tij të 13-të vendosi “Miratimin e indikatorëve të performancës (KPI) të Administratës Tatimore në nivel DRT-je dhe në nivel Inspektori Tatimor”.

Këto indikatorë përkufizojnë një lexim të drejtëpërdrejtë, të matshëm dhe konkret të punës në nivel individual për çdo inspektor, duke zbërthyer në terma  të matshëm efektivitetin e punës së Administratës Tatimore në përputhje me Strategjinë dhe objektivat e saj.

Komiteti miratoi gjithashtu edhe mënyrën e pikësimit të indikatorëve të performancës (KPI), si një mekanizëm që garanton efektivitetin e vlerësimit të performancës me transparencë të plotë, mbi parametra cilësorë profesionalë dhe të unifikuar për të gjithë administratën.

Në këtë mbledhje Komiteti miratoi edhe përditësimin e Manualit të Kontrollit Tatimor, duke u mbështetur ne elementët e riskut, të cilët unifikojnë për të gjitha Drejtoritë Rajonale kriteret e përzgjedhjes për kontroll.