Institucioni

Institucioni > Këndi i Biznesit të Vogël > Njoftime të rëndësishme

Në mars u trajnuan rreth 1,210 biznese të vogla dhe u asistuan rreth 1,500 në Këndet e Asistencës, për përfshirjen në skemën e TVSH-së

Nga data 26 deri në datë 29 mars u zhvillua sesioni i radhës i trajnimeve të dedikuara të Drejtorive Rajonale Tatimore Tiranë, Sarandë, Gjirokastër dhe Kukës, për biznesin e vogël që do të përfshihet për herë të parë në skemën e TVSH-së.

Deri tani, numri total i pjesëmarrësve në trajnime llogaritet në rreth 430, të cilët përfaqësojnë rreth 1,210 subjekte.  Pjesëmarrësit u njohën me procedurën që duhet të ndjekin në përmbushje të detyrimeve ligjore, me konceptet e përgjithshme të TVSH-së, plotësimin dhe afatet e deklarimit të TVSH-së, librave të shitjes dhe blerjes, plotësimin dhe deklarimin e tyre, plotësimin e një fature tatimore etj..

Gjithashtu në muajin mars janë asistuar në total rreth 1,500 subjekte në Këndet e Asistencës, të ngritura enkas për biznesin e vogël, që në të gjithë vendin numërohen 13 të tilla.

Sesionet e trajnimeve janë parashikuar  të vazhdojnë deri në fund të muajit qershor dhe janë konceptuar për t’ju ardhur në ndihmë të gjitha bizneseve të vogla, sipas shtrirjes së tyre gjeografike. Në total janë parashikuar  100 sesione.   

Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve, fton të gjitha palët e interesuara që të bëhen pjesë e tyre dhe të njihen me procedurat  dhe detyrimet ligjore.