Institucioni

Institucioni > Këndi i Biznesit të Vogël > Njoftime të rëndësishme

Rreth 1,740 vizita informuese në terren u realizuan në mars me bizneset e vogla që do të futen në skemën e TVSH-së

Nga data 5 mars e deri tani punonjësit e dedikuar të Shërbimit të Tatimpaguesve kanë realizuar në të gjithë vendin rreth 1,740 vizita informuese në subjektet që do të përfshihen në skemën e TVSH-së, duke filluar nga data 1 Prill 2018. 

Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve po angazhon punonjësit më të mirë për të ofruar asistencë dhe informim sa më të plotë, për të gjitha subjektet e evidentuara për futjen në  këtë fashë.

Ata realizojnë takime “ballë për ballë”, gjatë së cilave shpërndajnë fletëpalosje, si dhe materiale të tjera informuese të nevojshme,  për këtë fashë biznesi.

Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve thekson faktin se regjistrimi në TVSH i këtyre bizneseve inkurajon  dokumentimin e transaksioneve dhe formalizimin për të gjithë operatorët ekonomikë, si dhe për biznesin e vogël me qarkullim 2-5 milionë lekë.

Vizitat informuese në terren do të vazhdojnë edhe gjatë muajve në vazhdim në mënyrë që të  gjithë bizneset e kesaj kategorie të njihen me procedurat, si dhe me detyrimet që ju lindin pas datës 1 Prill.