Institucioni

Institucioni > Tatimet Këshillojnë > Mbi Udhëzimin për “Tatimin mbi Vlerën e Shtuar”

Koeficienti i Zbritjes së TVSH - së

 Koefiçenti i Tatueshmërisë

 

Referuar dispozitave te ligjit Nr. 92/2014 “Për tatimin mbi vlerën e shtuar në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar, për çdo mall apo shërbim, koeficienti i tatueshmërisë është i barabartë, me proporcionin e përdorimit të këtij malli/shërbimi për veprimtari ekonomike.

 

Nga përkufizimi i mësipërm kërkon zbatimin e dy kushteve si më poshtë:

  • koeficienti i tatueshmërisë së një malli/shërbimi të përdorur vetëm për realizimin e operacioneve jashtë fushës së zbatimit të TVSH-së është i barabartë me zero;
  • koeficienti i tatueshmërisë së një malli/shërbimi i përdorur vetëm për realizimin e operacioneve brenda fushës së zbatimit të TVSH-së është i barabartë me 1, pavarësisht se këto operacione janë të tatueshme apo të përjashtuara ligjërisht.

 

Proporcioni i përdorimit për realizimin e operacioneve të tatueshme përcaktohet nga personi i tatueshëm nën përgjegjësinë e tij. Ai duhet të shprehë në mënyrë korrekte përdorimin real të çdo malli/shërbimi.

 

Koeficienti i Zbritjes së TVSH - së

 

Nëse furnizimet e mallrave dhe shërbimeve përdoren nga një person i tatueshëm, si për kryerjen e transaksioneve të tatueshme që sjellin të drejtën e zbritjes së TVSH- së, ashtu edhe për transaksionet që nuk e sjellin të drejtën e zbritjes (transaksione te përjashtuara nga TVSH), atëherë vetëm pjesa e TVSH-së që lidhet përdorimin e furnizimeve për kategorinë e transaksioneve të tatueshme është e zbritshme.

 

Llogaritja e Koeficientit të zbritjes së pjesshme të TVSH-së Koeficienti i zbritjes së TVSH-së (Kz) llogaritet në përqindje nga raporti i mëposhtëm:

 

                                                         furnizime të tatueshme

Kz = _______________________________________________________x 100  

                          furnizime të tatueshme + furnizime të përjashtuara

 

 

Qarkullimi që nuk merret parasysh

 

Për llogaritjen e koeficentit nuk merren parasysh vlerat e qarkullimit të realizuara nga furnizimet e mallrave kapitale, si dhe qarkullimi i realizuar gjatë vitit nga transaksione financiare dhe të pasurive të paluajtshme, si dhe nga transaksione të përcaktuara nga shkronja “b” deri në “e”, të nenit 53, të ligjit, nëse këto transaksione janë rastësore.

 

Koeficienti i zbritjes së TVSH-së, i aplikueshëm provizorisht për një vit, është koeficienti fillestar i zbritjes dhe ky koeficient llogaritet mbi bazën e transaksioneve të vitit të mëparshëm kalendarik.

 

Rregullimi i TVSH-së së zbritshme

 

Veprimet për llogaritjen e koeficientit të zbritjes së TVSH-së dhe rregullimi vjetor sipas nenit 73 të ligjit, pasqyrohen në kutinë përkatëse me emërtimin “Rregullime të TVSH-së së zbritshme “ të librit te blerjeve të periudhës kur bëhen llogaritjet (Janar), si dhe deklarohen në kutinë më të njëjtin emërtim në Deklaratën e TVSH-së të kësaj periudhe.

Dokumenta ndihmëse