OJF & Ente Publike > COVID-19 > Njoftime

Shërbimet e Administratës Tatimore do të ofrohen vetëm online, mbyllen vizitat në sportelet dhe zyrat e Shërbimit në çdo DRT

Prej datës 17 mars, e deri në një njoftim të dytë, shërbimet e Administratës Tatimore nuk do të ofrohen në sportelet dhe zyrat e Shërbimit për Tatimpaguesit.

Për çdo kërkesë apo shërbim që ju nevojitet, ju mund të përdoni mënyrat e mëposhtme të komunikimit:

  1. Portalin e-albania për 11 shërbimet e mëposhtme:

Nr.

Emërtimi i shërbimit

1

Vërtetim për pagim detyrimesh

2

Vërtetim për pagimin e kontributeve nga subjekti

3

Vërtetim për pagimin e kontributeve për individin

4

Vërtetim për posedim mjeti

5

Vërtetim për regjistrim të investitorit

6

Vërtetim për statusin e tatimpaguesit (aktiv-pasiv)

7

Vërtetim për tpër përgjegjësitë tatimore

8

Vërtetim për tatimpaguesit e regjistruar për qarkullimin e realizuar për 3 vitet e fundit

9

Vërtetim për individ të paregjistruar

10

Lëshim certifikatë rezidence për subjekte

11

Konfirmim listëpagesash

 

  1. Llogarinë e deklarimit elektronik e-filing, në menunë Çështje të përgjithshme, për:

Nr.

Emërtimi i shërbimit

1

Kërkesë për shtim apo ndryshim të përgjegjësisë tatimore, Formulari "Njoftim I ndryshimeve në regjistrim"

2

Kërkesë për shërbime që nuk mund të aksesohen nga portali e-albania (administrator i huaj, mosshfaqje e pagesave në sistem etj)

3

Ekstraktet historike të enteve, OJF-ve, Fermer të rregjistruar pranë Drt-ve

4

Konfirmime të ndryshme: Pasqyra financiare, Deklarata, libra shitje-blerje, pagesë tatimi në burim etj

5

Lista e deklaratave tatimore të padeklaruara nga tatimpaguesit

 

Informacione të ndryshme në lidhje me Legjislacionin tatimor

 

  1. Për cdo problematikë që do të hasni, apo shërbime të asistencës së përgjithshme, ju mund të kontaktoni zyrat e Shërbimit në Drejtoritë Rajonale Tatimore:

 

  • Nëpërmjet e-mailit
  • Nëpërmjet telefonit, gjatë orarit zyrtar: e hënë – e enjte 08.00-16.30, dhe e premte 08.00-14.00

Nr  

Drejtoria Rajonale     

Pref.

Nr.Tel.       

E-mail  

 1

Tatimpaguesit e Mëdhenj

04

2425902

 dsht_Njtm@tatime.gov.al

 2

Tirana   

04

2425903

 dsht_Tirana@tatime.gov.al

 3

Durrësi    

052

222 061

 dsht_Durres@tatime.gov.al

 4

Vlora    

033

237055

 ssht_Vlore@tatime.gov.al

 5

Berati    

032

235994

 ssht_Berat@tatime.gov.al

 6

Fieri    

034

222 405

 dsht_Fier@tatime.gov.al

7

Elbasani    

054

258 207

 dsht_Elbasan@tatime.gov.al

8

Korça

0822

43 304

 dsht_Korce@tatime.gov.al

9

Lezha

0215

22467

 ssht_Lezhe@tatime.gov.al

10

Shkodra

022

254866

 dsht_Shkoder@tatime.gov.al

11

Dibra

0218

222 29

 ssht_Diber@tatime.gov.al

12

Gjirokastra

084

 262205

 ssht_Gjirokaster@tatime.gov.al

13

Kukësi

0242

22628

 ssht_Kukes@tatime.gov.al

14

Saranda

0852

25264

 ssht_Sarande@tatime.gov.al

 

  • Qendrën e Thirrjeve në numrin pa pagesë 0800 0002, e hene- e enjte në orarin 08.30-18.00 dhe e premte 08.30-16.00, si dhe Live chat nëpërmjet faqes zyrtare të internetit tatime.gov.al.

 

  1. Ndërkohë që mund të dorëzoni kërkesën tuaj në :
  • kutinë postare të cdo DRT, apo
  • mund t’a dërgoni nëpërmjet shërbimit postar,

Dokumenta ndihmëse