OJF & Ente Publike > COVID-19 > Njoftime

Sqarim i DPT-së në lidhje me rastin e denoncuar në emisionin investigativ “STOP” në TV Klan

Të nderuar bashkëqytetarë duke marrë shkas nga një shqetësim i drejtë i shprehur sot në një kronikë të përgatitur nga emisioni Stop në Tv Klan lidhur me një gabim njerëzor të bërë në publikimin e numrit të telefonit që adreson tatimpaguesit tanë drejt Qendrës së Thirrjeve.


Administrata tatimore ju kërkon ndjesë dhe mirëkuptimin tuaj për njoftimin e publikuar në një nga degët tona rajonale, Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve sqaron se numri i saktë i dedikuar për shërbimin ndaj qytetarëve është 0800 0002.

Ju kërkojmë ndjesë për konfuzionin dhe shqëtësimin e shkaktuar në një kohë kur e tërë administrata jonë si pjesë integrale e gjithë administratës shtetërore është e gjitha në dispozicion për të asistuar dhe në shërbim të plotë të të gjithë qytetarëve dhe shqetësimeve të tyre në mënyrë që të garantojmë shërbimin dhe mbështetjen që nevojitet gjatë situatës kritike që gjendemi.

Saktësojmë se orarët zyrtare të qendrave tona të shërbimit në të gjithë vendin janë në shërbimin tuaj nga nga e hëna në të premte gjatë orarit të lejuar zyrtar : 08:00-13:00.

Gjithashtu përsërisim se në përpjekje për të shmangur sa më shumë kontaktin e drejtëpërdrejtë fizik nëpër sportelet tona ju mund të na kontaktoni me anë të adresës elektronike të publikuar në faqen zyrtare të administratës tatimore ose kontaktoni me call centre tonë ne numrin pa pagesë 0800 0002.