OJF & Ente Publike > COVID-19 > Njoftime

Njoftim mbi mënyrën e aplikimit për ankesa në lidhje me zbatimin e Urdhërit datë 17.03.2020, të Kryeministrit të Shqipërisë dhe Guvernatorit të Bankës së Shqipërisë, mbi shtyrjen e afatit të pagesave të kësteve të kredive

Në zbatim të Urdhërit të Bankës së Shqipërisë, datë 17.03.2020, të nënshkruar nga Kryeministri i Shqipërisë dhe Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, mbi shtyrjen e afatit të pagimit të kësteve të kredive për biznese dhe individë deri në datën 31.05.2020, Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve, i bën thirrje të gjithë kredimarrësve të cilët kanë ankesë për moszbatim të këtij Urdhëri, të dërgojnë një email në adresën ankesa.kredia@tatime.gov.al.

Kredimarrësit përfitues duhet të argumentojnë përballjen me vështirësitë e hasura si pasojë e situatës së shkaktuar nga COVID-19, duke plotësuar formularin bashkëlidhur këtij njoftimi.

Dokumenta ndihmëse