OJF & Ente Publike > COVID-19 > Njoftime

Kujtesë për tatimpaguesit – Afatet e deklarimit dhe pagesës së detyrimeve tatimore nuk kanë ndryshuar

Administrata Tatimore i sjell në vëmendje të gjithë tatimpaguesve se afatet e deklarimit dhe pagesës së detyrimeve tatimore janë të pandryshuara.

 

Afati i parë i deklarimit, është data 10 Prill, në të cilën të gjithë subjektet e Tatimit mbi Vlerën e Shtuar (TVSH), duhet të dorëzojnë në mënyrë elektronike, nëpërmjet e-filing, regjistrimet e Librave të Shitjes dhe të Blerjes, të periudhës Mars 2020.

 

Ndërkohë që vijojnë të mbeten të pandryshuara afatet e deklarimit dhe pagesës së: Tatimit mbi Vlerën e Shtuar (TVSH) 14 Prill, Kontributet e sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore dhe Tatimit mbi të ardhurat nga Punesimi (TAP) për të gjithë subjektet tatimpagues 20 Prill, Taksave Kombëtare, Rentës minerare, Tatimit të mbajtur në Burim si dhe Deklarimi dhe pagesa e detyrimeve tatimore për Lojërat e fatit, 15 Prill.

 

Në https://www.tatime.gov.al/kalendar.php do të gjeni afatet e deklarimit dhe pagesës së detyrimeve tatimore.

 

Administrata Tatimore nxit tatimpaguesit dhe iu bën thirrje që të respektojnë afatet ligjore të deklarimit dhe pagesës së detyrimeve tatimore për aktivitetin e zhvilluar gjatë muajit Mars.