Fiskalizimi > Të rejat e Fundit >

Monitorimi i të dhënave statistikore të Procesit të Fiskalizimit

Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve, në kuadër të zbatimit të ligjit për Fiskalizimin, vijon me publikimin e të dhënave të ecurisë së kësaj reforme deri në këto momente.

71.117 tatimpagues ose 58.5% e totalit tё tatimpaguesve aktivë janё fiskalizuar plotёsisht dhe janё lёshuar mbi 188.6.milionë fatura të fiskalizuara që prej datës 1 Janar 2021 deri mё 31 Janar 2022.

  • 94.770 tatimpagues ose 78% e totalit tё tatimpaguesve aktivë janë pajisur me certificatë fiskalizimi.
  • 22.836 tatimpagues ose 89% e tatimpaguesve në Biznes i Madh aktivё janë pajisur me çertificatë fiskalizimi. Nga këta tatimpagues të pajisur me çertificatë, 20.278 ose 79.1% e totalit tё tyre ka lëshuar fatura të fiskalizuara.
  • 69.826 tatimpagues ose 77 % e tatimpaguesve të Biznesit të Vogël aktivë janë pajisur me çertificatë fiskalizimi. Vetëm 50.306 ose 55.4 % e tatimpaguesve të Biznesit të Vogël kanë lëshuar fatura të fiskalizura.

Pёrsa i pёrket ecurisё sё Fiskalizimit vetёm nё muajin Janar 2022, kemi keto rezultate:

Rritje me 7.283 ose 10%  të tatimpagues aktivë të fiskalizuar që kanë kryer procesin e faturimit.

  • Rritje me 919 tatimpagues aktivё qё janё pajisur me certifikate fiskalizimi.
  • Rritje me 356  të tatimpaguesve të Biznes i Vogёl që kanë kryer procesin e pajisjes me certificatë ose kanë aplikuar dhe rritje  me 6.211 të tatimpaguesve që kanë lëshuar fatura.
  • Rritje me 576 tatimpagues Biznes i Madh që kanë kryer procesin e pajisjes me certificatë ose kanë aplikuar dhe rritje me 1.035 të tatimpaguesve që kanë lëshuar fatura .

Për më shumë informacion, mund t’i referoni faqes zyrtare të Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve në adresën: https://www.tatime.gov.al/c/424/fiskalizimi, mund të drejtoheni në çdo moment në platformën Help Desk, në faqen http://helpdesk.tatime.gov.al, të kontaktoni Administratën Tatimore, nëpërmjet shërbimit për tatimpaguesit në Drejtorinë Rajonale ku jeni i regjistruar, Qendrës së Thirrjeve në numrin pa pagesë 0800 00 02.