Fiskalizimi > Të rejat e Fundit >

Formati i ri për faturën e thjeshtuar, DPT vijon me lehtësimin e procesit.

Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve, në vijim të përmirësimeve të vazhdueshme të portalit Self-Care, informon tatimpaguesit se është bërë një zhvillim lidhur me formatin e ri të faturës së thjeshtuar.

Ndryshimi i kryer nga Administrata Tatimore, në kuadër të zbatimit të Ligjit nr. 87/2019 “Për faturën dhe sistemin e monitorimit të qarkulllimit” i ndryshuar, synon ta lehtësojë sa më shumë këtë proces për tatimpaguesit. 

Sipas VKM nr.220, datë 12.3.2020 “Për përcaktimin e kategorisë së tatimpaguesve dhe të kritereve të përdorimit të procedurës së thjeshtëzuar të fiskalizimit”, për tatimpaguesit që mund të lëshojnë fatura nga portali Self-Care, janë bërë ndryshimet e mëposhtme, për lëshimin e faturës së thjeshtuar:

 

  • Përmirësime në faturën e thjeshtuar

    • Shqipëria, shtet i parazgjedhur
    • Mundësia e lëshimit të faturës së thjeshtuar pa para në dorë
    • Metodat e pagesës pa para në dorë & përkthime
  • Balanca e parave në arkë - hapje automatike për tatimpaguesit, përdorues të Self-Care Portal sipas VKM 220, që lëshojnë faturë të thjeshtuar.

Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve sjell në vëmendje se për çdo problematikë të hasur në zbatimin e kësaj procedure, mund të na kontaktoni duke komunikuar me HelpDesk për Fiskalizimin drejtpërsëdrejti nga portali i dedikuar http://helpdesk.tatime.gov.al/, të kontaktoni Shërbimin për Tatimpaguesit në çdo DRT apo të vizitoni në çdo moment faqen e internetit në menunë dedikuar Fiskalizimit, https://www.tatime.gov.al/c/424/fiskalizimi.