Fiskalizimi > Të rejat e Fundit >

Fiskalizimi në shifra, 1 Janar– 21 Shtator 2021

32,628 biznese të Fiskalizuara dhe mbi 38 milionë fatura të Fiskalizuara që prej datës 1 Janar të këtij viti.

Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve, në kuadër të zbatimit të ligjit për Fiskalizimin, vijon me publikimin e të dhënave të ecurisë së kësaj reforme deri në këto momente. 

Qasja e Administratës Tatimore do të jetë këshilluese dhe informuese për t’i ardhur në ndihmë çdo tatimpaguesi, për çdo paqartësi apo problematikë të hasur lidhur me këtë proces.

Në 1 Janar 2021 nisi faza e parë e zbatimit të kësaj reforme, që konsiston në transaksionet pa para në dorë midis tatimpaguesve dhe Enteve Publike (B2G), në 1 Korrik 2021 nisi faza e dytë për transaksionet pa para në dorë midis tatimpaguesve (B2B), ndërsa më 1 Shtator nisi faza e fundit për transaksionet me para në dorë tatimpagues-konsumator (B2C).

Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve rikujton se vijon zbatimin edhe plani i masave për Fiskalizimin, për informimin dhe ofrimin e asistencës në vendet e ushtrimit të aktivitetit të tatimpaguesve. Ky plan masash, i cili ka filluar që në datën 1 Shtator konsiston në ofrimin e ndihmës të punonjësve të trajnuar të Administratës Tatimore ndaj subjekteve për të plotësuar disa hapa të nevojshëm dhe të domosdoshëm për procesin e Fiskalizim

Për më shumë informacion, mund t’i referoni faqes zyrtare të Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve në adresën: https://www.tatime.gov.al/c/424/fiskalizimi, mund të drejtoheni në çdo moment në platformën Help Desk, në faqen http://helpdesk.tatime.gov.al, të kontaktoni Administratën Tatimore, nëpërmjet shërbimit për tatimpaguesit në Drejtorinë Rajonale ku jeni i regjistruar, Qendrës së Thirrjeve në numrin pa pagesë 0800 00 02.

Për më shumë ju ftojmë të ndiqni videon e mëposhtme.