Fiskalizimi > Të rejat e Fundit >

Ecuria e deritanishme e procesit të Fiskalizimit

17,470 biznese të Fiskalizuara dhe mbi 11 milionë fatura të Fiskalizuara

Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve, në kuadër të zbatimit të ligjit Nr. 87/2019 “Për Faturën dhe sistemin e monitorimit të qarkullimit”, për procesin e Fiskalizimit, vijon me publikimin e të dhënave të ecurisë së kësaj reforme deri në këto momente.

Qasja e Administratës Tatimore do të jetë këshilluese dhe informuese për t’i ardhur në ndihmë çdo tatimpaguesi.

Në 1 Janar 2021 nisi faza e parë e zbatimit të kësaj reforme, që konsiston në transaksionet pa para në dorë midis tatimpaguesve dhe enteve publike (B2G), në 1 Korrik 2021 nisi faza e dytë për transaksionet pa para në dorë midis tatimpaguesve (B2B), ndërsa më 1 Shtator do të nisë faza e tretë për transaksionet me para në dorë tatimpagues-konsumator (B2C).

Reforma e Fiskalizimit ka një ecuri pozitive me shifrat që janë rritur ndjeshëm muaj pas muaji. Shifrat, të cilat do të publikohen në mënyrë periodike përfshijnë numrin total të bizneseve të fiskalizuar, të ndara këto dhe në biznes i madh dhe biznes i vogël, numrin total të bizneseve të ndara sipas DRT-ve, numri i bizneseve të fiskalizuar sipas sektorëve, numrin total të faturave të fiskalizuara, të ndara këto dhe në biznes i madh dhe biznes i vogël.

Për më shumë ju ftojmë të ndiqni videon e mëposhtme.

https://fb.watch/7bEO7Ls7rW/