Të nderuar tatimpagues që operoni në fushën e tregtimit të produkteve farmaceutike,
me hyrjen në fuqi të, Ligjit nr. 87/2019 “Për faturën dhe sistemin e monitorimit të qarkulllimit” i ndryshuar, efektet e tij fillojnë të zbatohen, bazuar në transaksione si vijon:
Në vijim të takimeve, me qëllim të asistimi të tatimpaguesve në përgjithësi dhe sektorit tuaj në veçanti, Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve dhe Fondi i Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor (FSDKSH), së bashku me Urdhrin e Farmacistëve të Shqipërisë kanë trajtuar shqetësimin lidhur me raportimin e transaksioneve ndërmjet subjekteve tatimpaguese “Farmacive” me FSDKSH-në, dhe kanë arritur në konkluzionin si vijon:
Deri në implementimin e plotë të sistemit të fiskalizimit të gjitha raportimet ditore të kryera ndërmjet tatimpaguesve “Farmacive” dhe FSDKSH do të vazhdojnë të kryhen siç janë kryer nëpërmjet faturave përmbledhëse, por me kusht që këto fatura përmbledhëse të jenë të fiskalizuara nëpërmjet një zgjidhjeje software-ike të certifikuar.
Përsa më sipër, faturat përmbledhëse të muajit Korrik 2021, do të bëhen vetëm nëpërmjet zgjidhjeve software-ike të certifikuara për transaksionet pa para në dorë brenda datës 10 Gusht 2021, me përjashtim të rasteve kur procesi i fiskalizimit nuk është zbatuar për shkaqe të pavarura nga tatimpaguesit.