Fiskalizimi > Të rejat e Fundit >

Ecuria e deritanishme e procesit të Fiskalizimit.

Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve, në kuadër të zbatimit të ligjit Nr. 87/2019 “Për Faturën dhe sistemin e monitorimit të qarkullimit”, për procesin e Fiskalizimit, i cili ka nisur më datë 1 Janar 2021, për të gjitha transaksionet pa para në dorë midis tatimpaguesve dhe organeve publike, ose ndryshe B2G, do të publikojë çdo javë të dhënat e përditësuara për disa pika të këtij procesi.

Shifrat, të cilat do të publikohen në mënyrë periodike përfshijnë numrin e trajnimeve të zhvilluara apo numrin e subjekteve të trajnuara, numrin e faturave elektronike të lëshuara, takimet me shoqatat të ndryshme biznesi, kontabilistë, grupe të veçanta interesi etj.

  • Përsa i përket raportit përmbledhës për zhvillimin e trajnimeve deri më datë 22.02.2021, Drejtoria e Përgjithme e Tatimeve dëshiron të bëjë me dije se janë trajnuar 1252 Ente Publike, 9440 subjekte si dhe 790 Kontabilistë, me një total trajnimesh prej 11.482.
  • Numri i faturave elektronike të lëshuara

Dëri më datë 18.02.2021 janë lëshuar 107.185 fatura elektronike e-invoice dhe fatura me para në dorë për 1.350 tatimpagues. Nga kjo shifër, numri i faturave të lëshuara ndaj Enteve Publike është 9.371 ndërsa 514 është numri I faturave të lëshuara ndaj subjekteve private.

  • Takim në nivel teknik me palët e interesit:

Me qëllim qartësimin e tatimpaguesve, zgjidhjen e problematikave që ata mund të kenë edhe pas implementimit të Fiskalizimit, janë organizuar takime të përjavshme me shoqata të ndryshme biznesi, kontabilistë, grupe të veçanta si transporti, exchange, farmaceutika etj.

Gjithashtu më datë 1 Mars, Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve do të nisë një fushatë në terren, ku do të zhvillojë takime me bizneset e vogla, duke i vendosur në dispozicion çdo material dhe informacion të nevojshëm tatimpaguesve në lidhje me Fiskalizimin, me synim ofrimin e asistencës, për këtë reformë shumë të rëndësishme, si për Administratën Tatimore dhe gjithë tatimpaguesit.

Për më shumë, mund të vizitoni në çdo kohë edhe faqen zyrtare të Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve në adresën: https://www.tatime.gov.al/c/424/fiskalizimi