Fiskalizimi > Të rejat e Fundit >

Informacion mbi mënyrën e deklarimit të deklaratës së TVSH-së, librave të shitjes/blerjes dhe faturave për periudhën tranzitore 1 janar – 31 Gusht 2021

Ligji Nr. 87/2019 “Për Faturën dhe sistemin e monitorimit të qarkullimit” përcakton parimet, rregullat, kriteret, detyrimet, afatet dhe procedurat që duhet të ndiqen nga tatimpaguesit lidhur me lëshimin e faturës, faturës shoqëruese dhe faturës elektronike.

Procesi i Fiskalizimit fillon prej datës 1 Janar 2021, me transaksionet pa para në dorë midis tatimpaguesve dhe organeve publike B2G (nenit 2, gërma b, dhe nenit 48, pika 2/a, i ligjit të sipërcituar).

Fatura elektronike e shkëmbyer nëpërmjet Platfomrës Qendrore të Faturave do të jetë dokumentacion i vetëm, i vlefshëm, tatimor për furnizimet e marra.

Dokumenti bashkëngjitur ju njeh me veprimet që duhen kryer për plotësimin e këtij detyrimi ligjor

Dokumenta ndihmëse