Cili është baza ligjore mbi implementimin e paisjeve fiskale?
Klikoni këtu për bazën ligjore.
Ku duhet të furnizohemi me paisje fiskale sipas kërkesave të legjislacionit fiskal?
Mbi bazën e liçensimit të bërë prej Ministrit të Financave, pas tenderit ndërkombëtar të hapur të organizuar nga Ministria e Financave kanë fituar të drejtën e furnizimit dhe mirëmbajtjes me paisje fiskale 5 shoqëri. Për informacion mbi shoqëritë e autorizuara klikoni këtu.
Në cilat raste një subjekt tatimpagues detyrohet të pajiset dhe të përdorë pajisjet fiskale?
Sipas Ligjit Nr. 9920, datë 19.05.2008,"Për Procedurat Tatimore në Republikën e Shqipërisë" i ndryshuar, neneve 54, 55, 56, përmbajtjen e të cilëve do ta gjeni më poshtë, sqarohet detyrimi dhe kushtet në të cilat tatimpaguesit i përdorin paisjet fiskale:
Neni 54
Kuponi tatimor
3. Të gjithë tatimpaguesit e shitjeve me pakicë, që shesin mallra apo ofrojnë shërbime në mjedise apo njësi të përhershme, të hapura për publikun, duhet të instalojnë pajisje fiskale dhe të lëshojnë kupona tatimorë për çdo transaksion.
Pajisjet fiskale
Neni 55
Detyrimi për përdorimin e pajisjeve fiskale:
Neni 56
Kontrolli i sistemit automatik të mbledhjes së të dhënave të pajisjeve fiskale:
Sipas pikës 1, të VKM Nr.781, datë 14.11.2007:
"Tatimpaguesit, të cilët shesin mallra, prodhime apo kryejnë furnizime të shërbimeve në lokale apo njësi të hapura për publikun , për të cilat pagesat nuk kryhen nëpërmjet bankës, janë të detyruar të përdorin paisje fiskale për regjistrimin e pagesave me para në dorë dhe të lëshojnë në mënyrë të detyrueshme , kuponin tatimor".
A duhet të pajiset një shoqëri me pajisje fiskale për shitjen e mallrave në rastet kur përdor një sistem të kompjuterizuar për të cilin ka marrë edhe miratimin e faturës tatimore të autorizuar nga DPT-ja?
Kuponi tatimor lëshohet në çdo rast kur arkëtohen pagesa me para në dorë nga furnizimi i mallrave apo shërbimeve në njësi të hapura për publikun dhe pavarësisht se shoqëria e cila ka marrë autorizimin e përdorimit të faturës kompjuterike apo edhe ajo e cila përdor fatura tatimore të shpërndara nga organi tatimor, është e detytruar të përdore paisjen fiskale.
Kur një tatimpaguesi përdor pajisje fiskale për shitjen e mallrave apo shërbimeve të cilat nuk i ka blerë nga një prej shoqërive të licensuara nga Ministri i Financave në zbatim të VKM nr. 781, datë 14.11.2007, a konsiderohen këto pajisje të vlefshme
Vetëm paisjet fiskale të furnizuara nga 5 shoqëritë e liçensuara nga Ministri i Financave, të cilat nxjerrin kupona tatimor në zbatim të Udhëzimit të Ministrit të Financave nr, 39, datë 09.12.2009 "Për administrimin dhe dokumentimin e procedurave të pajisjeve fiskale" janë të njohura për çështje fiskale.
Kur një tatimpagues, për llojin e shërbimit që kryen, përdor bileta dhe arkëton para CASH, a duhet të instalojë pajisje fiskale?
Të gjithë tatimpaguesit të cilët për kryerjen e shërbimit të tyre nëpërmjet përdorimit të biletave të prodhuara nën kujdesin e Shtetit, në kuadrin e letrave me vlerë dhe me çmim të parashtypur, nuk kanë detyrimin për tu pajisur me pajisje fiskale.
Të gjithë subjektet e tjera të cilat nuk plotësojnë këto kushte janë të detyruar të pajisen dhe përdorin pajisje fiskale.
Kur një subjekt tatimpagues edhe pse është regjistruar në QKR, por nuk ka kryer asnjë aktivitet fitimprurës, a është i detyruar të pajiset me pajisje fiskale?
Subjekti ka detyrim ligjor të pajiset e të përdorë pajisjet fiskale në momentin më të parë të kryerjes së shitjeve të mallrave apo shërbimeve që plotësojnë kushtet e pikës 1 te VKM nr. 781, datë 14.11.2007.
A duhet të presë një subjekt në fund të ditës një faturë tatimore për totalin e të gjitha shitjeve me pajisje fiskale (me kupon tatimor)?
Jo. Në fund të çdo dite pune tatimpaguesi nuk duhet të lëshojë faturë tatimore shitje për totalin e kuponave tatimorë të lëshuara nëpërmjet pajisjes fiskale përfshirë edhe dëftesat tatimore (kur është rasti).
A duhet të përdorin pajisje fiskale subjektet tatimpaguese të cilat ushtrojnë aktivitetin e shitjeve të produkteve nëpërmjet shitjeve derë më derë?
Po. Këto subjekte shesin për publikun e gjërë duke i ofruar shitjet e tyre derë më derë. Ato duhet të pajisen dhe të përdorin pajisje fiskale të lëvizshme dhe të presin kuponin tatimor për çdo shitje të realizuar. Mallrat nga magazina dalin me një faturë tatimore shoqëruese me çmimet e magazinës, me shënimin për shitjet derë më derë , me sasi dhe çmim të mallrave në magazinë dhe pjesa e pashitur e tyre kthehet në magazinë për tu bërë hyrje po me çmimet e daljes (magazinë) të shoqëruar gjatë rrugës edhe me kopjet e kuponave të shitjeve të realizuara të cilat shërbejnë për efekt kontrolli gjatë rrugës nga organet e kontrollit.
A përbën dublim të deklarimit të shitjeve, shitja edhe me faturë tatimore edhe me kupon tatimor nga ana e shoqërisë?
Jo. Shitjet me arkëtim nëpërmjet bankës realizohen veç atyre me pajisje fiskale dhe shuma e tyre (me bankë dhe kupon tatimor) deklarohet si shitje e tatueshme e muajit. Për shitjet e kërkuara nga subjektet që të shoqërohen edhe me kupon edhe me faturë, kjo e fundit regjistrohet sipas numrit kronollogjik rendor si faturë, por shuma e saj nuk mblidhet në shumën e faturave të kaluara nëpërmjet bankës (pasi hyn në shitjet me pajisje fiskale).
Cilat janë format e arkëtimit të pagesave për të cilat përdoret kuponi tatimor në objekte të hapura për publikun e gjërë?
Pagesa me CASH (para në dorë) dhe me kartë krediti.