Institucioni

Institucioni > E drejta për informim > Regjistri i kërkesave dhe përgjigjeve 2021

Regjistri i kërkesave dhe përgjigjeve 2021

Nr.Rendor Data e kërkesës Objekti i kërkesës Data e përgjigjes Përgjigje Mënyra e përfundimit të kërkesës Tarifa
01 08.01.2021 Sa është numri i organizatave jofitimprurëse të regjistruara deri në 31 Dhjetor 2020?Sa është numri total i organizatave jofitimprurëse të regjistruara gjatë vitit 2020?Sa është numri i organizatave jofitimprurëse, me përgjegjësinë tatimore të TVSH-së, në total dhe për vitin 2020?Sa është numri i organizatave jofitimprurëse të çregjistruar nga përgjegjësia tatimore e TVSH-së?Sa është numri i organizatave jofitimprurëse që nuk kanë më përgjegjësi tatimore me TVSH?Sa është numri i të punësuarve në organizatat jofitimprurëse referuar periudhës së fundit të plotë të deklaruar Shtator 2020?Sa është numri total i organizatave jofitimprurëse që kanë qënë objekt kontrolli të plotë gjatë vitit 2020? 15.01.2021 Numri i organizatave jofitimprurëse të regjistruara deri në 31 Dhjetor 2020 është 4972.Numri total i organizatave jofitimprurëse të regjistruara gjatë vitit 2020 është 186.Organizatat jofitimprurëse të ndara sipas statusit aktual janë: aktiv 2185, pasiv 2568.Numri i organizatave jofitimprurëse, me përgjegjësinë tatimore të TVSH-së, në total është 1262, ndërsa për vitin 2020 është 158.Numri i organizatave jofitimprurëse të çregjistruar nga përgjegjësia tatimore e TVSH-së është 182.Organizata jofitimprurëse që nuk kanë më përgjegjësi tatimore me TVSH janë 1590.Numri i të punësuarve në organizatat jofitimprurëse referuar periudhës së fundit të plotë të deklaruar Shtator 2020 është 9793.Numri total i organizatave jofitimprurëse që kanë qënë objekt kontrolli të plotë gjatë vitit2020 është 20. Prej tyre janë përfunduar 5 kontrolle. Të gjitha kontrollet për vitin 2020 janë planifikuar bazuar në Udhëzimin Nr.19, datë 09.07.2019 - "Për mbikëqyrjen e organizatave jofitimprurëse në funksion të parandalimit të pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit". E plotë  Nuk ka
02 10.01.2021 Sa është numri i organizatave jofitimprurëse të regjistruara gjatë vitit 2019?Sa është numri i organizatave jofitimprurëse të ndara sipas statusit aktual?Sa është numri i organizatave jofitimprurëse, me përgjegjësinë tatimore të TVSH-së?Sa është numri i të punësuarve në organizatat jofitimprurëse?Sa është numri total i organizatave jofitimprurëse që kanë qënë objekt kontrolli të plotë gjatë vitit 2019?Sa është numri i certifikatave të regjistrimit për efekt rimbursimi të TVSH-së në kuadër të projekteve IPA, financuar nga Bashkimi Europian, të lëshuara nga Administrata Tatimore?Sa është numri total i organizatave jofitimprurëse me detyrime të papaguara gjatë 30 ditëve?Sa është borxhi total i organizatave jofitimprurëse? 15.01.2021 Numri i organizatave jofitimprurëse të regjistruara gjatë vitit 2019 është 238.Aktualisht numri total i organizatave jofitimprurëse është 4777. Organizatat jofitimprurëse të ndara sipas statusit aktual janë: aktiv 2212, pasiv 2353, çregjistruar 177, kërkesë për çregjistrim 35.Numri i organizatave jofitimprurëse, me përgjegjësinë tatimore të TVSH-së, në total është 1562.Numri i të punësuarve në organizatat jofitimprurëse aktualisht është 9966. Numri total i organizatave jofitimprurëse që kanë qënë objekt kontrolli të plotë gjatë vitit 2019 është 12.Numri i çertifikatave të regjistrimit për efekt rimbursimi të TVSH-së në kuadër të projekteveIPA, financuar nga Bashkimi Europian, të lëshuara nga Administrata Tatimore, është 19.Numri total i organizatave jofitimprurëse me detyrime të papaguara gjatë 30 ditëve është 359 me detyrim 10.045.000 lekë.Borxhi total i organizatave jofitimprurëse, në datë 17.02.2020, është 332.463.000 lekë nga 2292 organizata jofitimprurëse. E plotë Nuk ka
03 11.01.2021 Sa është numri i përgjithshëm i organizatave jofitimprurëse të regjistruara në Administratën Tatimore deri në 31 dhjetor 2020?Sa është numri i përgjithshëm i organizatave jofitimprurëse me status aktiv të regjistruara në Administratën Tatimore për vitin 2020 (nga 1 janar 2020 deri në 31 dhjetor 2020)?Sa është numri i përgjithshëm i organizatave jofitimprurëse të regjistruara në Administratën Tatimore deri në 31 dhjetor 2020 i ndarë sipas formës (shoqatë, fondacion, qendër)?Sa është numri i organizatave jofitimprurëse të regjistruara në Administratën Tatimore për vitin 2020 (nga 1 janar 2020 deri në 31 dhjetor 2020)?Sa është numri i organizatave jofitimprurëse të regjistruara në Administratën Tatimore për vitin 2020 (nga 1 janar 2020 deri në 31 dhjetor 2020) të ndarë sipas formës (shoqatë, fondacion, qendër)?Sa është numri i përgjithshëm i organizatave jofitimprurëse të shpërbëra dhe në proces likuidimi në Administratën Tatimore për vitin 2020 (nga 1 janar 2020 deri në 31 dhjetor 2020)? 15.01.2021 Numri i përgjithshëm i organizatave jofitimprurëse të regjistruara në Administratën Tatimore deri në 31 dhjetor 2020 është 4972.Numri i përgjithshëm i organizatave jofitimprurëse me status aktiv të regjistruara nëAdministratën Tatimore për vitin 2020 (nga 1 janar 2020 deri në 31 dhjetor 2020) është 175.Numri i përgjithshëm i organizatave jofitimprurëse të regjistruara në Administratën Tatimore deri në 31 dhjetor 2020 i ndarë sipas formës (shoqatë, fondacion, qendër) - nuk ekzistojnë forma ligjore të tilla.Numri i organizatave jofitimprurëse të regjistruara në Administratën Tatimore për vitin 2020 (nga 1 janar 2020 deri në 31 dhjetor 2020) është 186.Numri i organizatave jofitimprurëse të regjistruara në Administratën Tatimore për vitin 2020 (nga 1 janar 2020 deri në 31 dhjetor 2020) të ndarë sipas formës (shoqatë, fondacion, qendër - nuk ekzistojnë forma ligjore të tilla.Numri i përgjithshëm i organizatave jofitimprurëse të shpërbëra dhe në proces likuidimi në Administratën Tatimore për vitin 2020 (nga 1 janar 2020 deri në 31 dhjetor 2020) – nuk ekzistojnë statuse të tilla. Nëse ju intereson OJF në stutusin "Të çregjistruar" dhe "Kërkesa për çregjistrim" që janë statuset e njohura nga legjislacioni tatimor, janë 6 OJF. E plotë  Nuk ka
04 19.01.2021 Sa është numri i çështjeve gjyqësore administrative për heqje nga puna të punonjësve të administratës me objekt të paditur DPT, për periudhën Dhjetor 2014, deri Dhjetor 2020? Sa është numri i çështjeve gjyqësore administrative për heqje nga puna të punonjësve të administratës me objekt të paditur DPT për periudhën Dhjetor 2014, deri Dhjetor 2020, që me vendim gjykate i është dashur të paguajë dëmshpërblim financiar kundrejt palës paditëse? Sa është vlera totale e dëmshpërblimeve dhe e detyrime të prapambetura? 18.02.2021 Numri i çështjeve gjyqësore administrative për heqje nga puna të punonjësve të administratës me objekt të paditur DPT, për periudhën Dhjetor 2014 deri Dhjetor 2020, është 313.Numri i çështjeve gjyqësore administrative për heqje nga puna të punonjësve të administratës me objekt të paditur DPT për periudhën Dhjetor 2014 deri Dhjetor 2020, që me vendim gjykate i është dashur të paguajë dëmshpërblim financiar kundrejt palës paditëse është 197. Në lidhje me dy pyetjet e tjera të kërkesës tuaj, përsa i takon vlerës totale të dëmshpërblimeve dhe vlerës totale të detyrime të prapambetura, i jemi drejtuar Zyrës së Komisionerit për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjes së të Dhënave Personale për një qëndrim dhe vlerësim të kësaj kërkese dhe jemi në pritje të një përgjigje nga ana e tyre. Sapo të kemi një vlerësim të kërkesës do ju bëjmë me dije për përgjigjen në lidhje me këto dy pyetje.Në vijim të dy pyetjeve 3 dhe 4 të kërkesës tuaj, Ligji Nr.119/2014 “Për të drejtën e informimit” në nenin 7 “Kategoritë që bëhen publike pa kërkesë” ka përcaktuar se:Në përputhje me programin e transparencës së miratuar për çdo autoritet publik, këto të funditpërgatitin paraprakisht, në formate lehtësisht të kuptueshme dhe të aksesueshme, si dhe vënë nëdispozicion të publikut në faqen e tyre në internet kategoritë e mëposhtme të informacionit…..e) të dhëna për buxhetin dhe planin e shpenzimeve për vitin financiar në vijim dhe vitet e kaluara, si dhe çdo raport vjetor për zbatimin e buxhetit. Në ato raste kur autoriteti publik vetëfinancohet nga tarifat e licencave ose çdo formë tjetër e financimit të drejtpërdrejtë nga subjektet e rregulluara prej tij, bëhen publike edhe dokumentet që tregojnë gjendjen e shlyerjes së detyrimeve nga subjektet e licencuara. Për sa më sipër, ju bëjmë me dije se Ministria e Financave dhe Ekonomisë ka dalë me Udhëzimin Nr. 37, datë 06.10.2020 “Për monitorimin dhe publikimin periodik të stokut të detyrimeve të prapambetura të qeverisjes së përgjithshme”, i cili në kreun II të tij ka përcaktuar se të dhënat e kërkuara në rastin konkret bëhen publike pranë faqes zyrtare të MFE.Referuar ligjit të sipërcituar Nr.119/2014 neni 7 “Kategoritë që bëhen publike pa kërkesë” tëdhënat e kërkuara nga ju, mund të aksesohen pa kërkesë pranë faqes zyrtare të MFE. E plotë  Nuk ka
05 08.02.2021 A disponon DPT certifikatat doganore të zhdoganimit që korrespondon me sasinë eimportuar nga subjekti X? Nëse po, sasia e importuar është gjendje në magazinë apo është hedhur në treg? Bazuar në denoncimin, dyshohet se ky karburant është shitur pa faturim, prandaj kërkojmë informacion nga ana juaj, nëse korrespondon sasia në doganë me sasinë e shitur? 18.02.2021 Referuar verifikimit të kryer nga inspektorët që kanë ushtruar kontroll në shoqërinë X për periudhat e përmendura, rezulton që për secilën pyetje është konkluduar si më poshtë: Janë konfirmuar dhe rakorduar të gjitha deklaratat doganore të importit, të paraqitura nësistemin tatimor nga kontrolli në vend. Malli vjen nëpërmjet importit dhe Dogana shqiptareverifikon të drejtën e subjektit për import të këtij produkti, arsyen e përdorimit të tij dhe clirimin nga regjimi doganor i tij. Me bilancin material të produkteve, janë konfirmuar dhe rakorduar të gjitha sasitë e karburantit në hyrje dhe dalje.Sasia e importuar vërtetohet nga dogana dhe derisa malli të çlirohet nga regjimi doganor është nën përgjegjësinë e doganës. Në momentin që malli çlirohet nga regjimi dhe shitet sigurisht. Nga verifikimet e kryera për periudhat e kontrolluara si dhe bilanci material, nuk ka rezultuar të ketë shitje pa faturë për këtë produkt.Nuk kemi indicie të tilla dhe nga verifikimet në këtë subjekt nuk ka rezultuar që një mall iimportuar dhe i çliruar nga regjimi të jetë konkluduar i shitur pa faturë. E plotë Nuk ka
06 08.04.2021 Sa është numri i shoqërive të certifikuara sipas VKM 239/2020? Për secilën shoqëri të certifikuar, të specifikohet emri i shoqërisë, emri i zgjidhjes/zgjidhjeve software që kanë certifikuar dhe /ose pajisjet fiskale të certifikuar në rastin që ka një të tillë. Përbërja emërore e Komisionit të Përhershëm sipas pikës 1 të Rregullores së Përbashkët midis AKSH-it dhe DPT-së e datës 24.04.2020.Një kopje të secilës certifikatë të lëshuar nga AKSHI/DPT sipas pikës 13 të Rregullores së Përbashkët midis AKSH-it dhe DPT-së.Një kopje të Rregullores ‘Për saktësimin e procedurave teknike të testimit të zgjidhjes softwar-ike’ të pikës 7 Rregullores së Përbashkët midis AKSH-it dhe DPT-së.  09.04.2021 Në lidhje me dy pyetjet e para, numri i shoqërive të certifikuara sipas VKM-së 239/2020, emri i shoqërisë, emri i zgjidhjes/zgjidhjeve softwarik-ike që kanë certifikuar është 27 shoqëri, nga të cilat 15 janë me para në dorë/pa para në dorë E-invoice, 9 janë me para në dorë dhe 7 janë pa para në dorë E-invoice. Bashkëlidhur informacioni  https://www.tatime.gov.al/c/424/494/lista-e-subjekteve-te-certifikuara Në lidhje me tre kërkesat e tjera e të interesuarit DPT vë në dispozicion dokumentat sipas kërkesës, në lidhje me, Përbërja emërore të Komisionit të Përhershëm sipas pikës 1 të Rregullores së Përbashkët midis AKSH-it dhe DPT-së e datës 24/04/2020, kopje të Rregullores ''Për saktësimin e procedurave teknike të testimit të zgjidhjes softwarik-ike dhe kopje e certifikatës të lëshuar nga AKSHI/DPT sipas pikës 13 të Rregullores së Përbashkët midis AKSH-it dhe DPT-së.  E plotë  Nuk ka
07 19.04.2021 Vërtetimet e pagesave të detyrimeve tatimore për pagesat e kryera gjatë periudhës kohore 1992 deri në vitin 2007 kohë e ushtrimit të aktivitetit për pasurinë nr.2/168-N1 zk.8230 për tatimpaguesin P.N. Të dhëna tatimore për ushtrimin e aktivitetit nga viti 1992 deri në vitin 2003. A është i ruajtur dokumentacioni para vitit 2000?  Të dhëna tatimore për ushtrimin e aktivitetit tregtar për shtetasin E.K dhe të dhëna për pagimin e Tatimit në burim nga ky shtetas. 30.04.2021 Nga verifikimi i sistemit tatimor rezulton se P.N. është i regjistruar në DRT Tiranë, më datë fillimi aktiviteti 21.11.1991 dhe kod fiskal 3700037 (bashkëlidhur primtimi nga sistemi i vjetër). Në lidhje me pagesat e bëra nga ana e tatimpaguesit, nga verifikimi i regjistrave të mbajtur nga kontabiliteti, jashtë sistemit informatik dhe llogaria e tatimeve të tjera rezulton pagesë për Tatimin e Thjeshtuar të Fitimit, periudha 2003, në shumën 88,000 lekë. Përsa i përket të dhënave të tjera tatimore në lidhje me ushtrimin e aktivitetit iu bëjmë me dije se nga verifikimi i sitemit tatimor dhe konfirmimi i marrë nga Sektori i Arshivës për tatimpaguesin e mësipërm nuk gjendet e ruajtur dosja. Në lidhje me informacionin e kërkuar për subjektin E.K. ju bëjmë me dije se në zbatim të Ligjit nr.9920 datë 19.05.2008, ‘Për Procedurat Tatimore në RSH’, i ndryshuar, neni 24, nuk mund t’iu jepet informacioni i kërkuar. E plotë Nuk ka
08 27.04.2021 Jashtë objektit të ligjit për të drejtën e informimit 05.05.2021  Trajtuar si ankesë për cënim të të dhënave personale Pa përgjigje Nuk ka
09 30.04.2021 Cila është vlera që subjekti ‘X’ i detyrohet Drejtorisë së Përgjithshme, si debitor që nuk ka likuiduar tatimet në periudha të caktuara? A është shlyer ndonjë pjesë gjatë kësaj periudhe? Gjatë viteve të fundit, duke qënë se subjekti ’X’ rezulton me humbje, a i ka paguar detyrimet tatimore? Disa procese gjyqësore të hapura ndaj ish-administratorit, rezultuan në favor të tij, duke e shpallur të pafajshëm, a është proceduar më tej nga ana e DPT?  Duke qënë se z. R.T ka deklaruar se subjekti ‘X’ e ka shitur bashkë me borxhet ndaj jush dhe palëve të tjera, a keni ngritur padi ndaj administratorëve/pronarëve të mëvonshëm? A është menduar gjatë akumulimit të borxheve dhe më tej të bënit kërkesë për falimentimin e subjektit ‘X’?   10.05.2021 Subjekti “X” që ju interesoheni, ka detyrime të papaguara ndaj organit tatimor dhe rezulton në listën e subjekteve me barrë siguruese dhe hipotekore të publikuar në web. Informacion të cilin mund t’a gjeni në link:  https://www.tatime.gov.al/c/8/129/130/borxhi-tatimor Për sa kërkoni informacion mbi vlerën e detyrimeve tatimore të tatimpaguesit, proceset gjyqësore, paditë ndaj administratorëve/pronarëve të mëvonshëm, kërkesë për falimentimin e subjektit ‘X’, masat dhe vendimet marrë nga Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve, në zbatim të nenit 24 dhe 31 të Ligjit Nr.9920., datë 19.05.2008, Për Procedurat Tatimore në RSH, përcaktohet kujt i ofrohet informacion mbi tatimpaguesin dhe ruajtjen e konfidencialitetit të të dhënave të tatimpaguesit. Neni 24 i këtij ligji, ‘Dhënia e informacionit tatimor, i administruar nga administrata tatimore’, u ofrohet vetëm Gjykatave, Prokurorisë, KLSH-së, Autoriteteve të ngjashme të huaja, Institucioneve të pavarura të krijuara me ligj. Neni 31 i këtij ligji, Çdo tatimpagues ka të drejtën e konfidencialitetit për të dhënat e veta tatimore e financiare, të administruara nga administrata tatimore. E Plotë Nuk ka
10 24.05.2021 Dëshiroj të regjistrohem pranë shërbimit e-Filing për të bërë Deklaratën Individuale Vjetore të të Ardhurave, gjatë regjistrimit më rezulton që nuk gjendet numri im personal i sigurimeve shoqërore. Si mund të veproj?  24.05.2021 Në lidhje me shërbimin e-Filing për deklarimin e Deklaratës Individuale Vjetore të të Ardhurave (DIVA), nisur nga sa sqarohet në email-in e dërguar nga Z.D, iu bëjmë me dije se për shkak të një problemi teknik të përkohshëm në sistem, në komunikimin me të dhënat që disponon Drejtoria e Përgjithshme e Gjendjes Civile, Z.D nuk ka mundur të regjistrohet në e-Filing.  Në rast se problematika përsëritet në ditët në vijim, qytetarja duhet t’i drejtohet sporteleve të shërbimit ndaj tatimpaguesit në Drejtorinë Rajonale Tatimore përkatëse ku ka vendbanimin, për të marrë një informacion më të saktë dhe të plotë për zgjidhjen e problemit. E plotë Nuk ka
11 26.05.2021 Numri i të punësuarve të deklaruar, sipas kategorive të punësimit periudha Janar 2020 – Mars 2021.Numri i të dy apo më shumë punësuarve (viti 2020) ose aktual muaji i fundit që keni përpunuar.Numri i të vetëpunësuarve vitit 2020.Numri i të punësuarve shtetas të huaj.Të punësuar sipas fashave të pagës së deklaruar.Numri i të punësuarve sipas qyteteve, bashkive apo rretheve. 27.05.2021 Në lidhje me kërkesën e të interesuarit DPT vë në dispozicion dokumentin sipas kërkesës në lidhje me numrin e të punësuarve, sipas kategorive të punësimit, numrin e të dy apo më shumë punësuarve, numrin e të vetëpunësuarve, numrin e të punësuarve shtetas të huaj, numrin e të punësuarve sipas fashave të pagës së deklaruar dhe numrin e të punësuarve sipas qyteteve, bashkive apo rretheve. E plotë Nuk ka
12 26.05.2021 Sa është numri i punonjësve të Ministrisë, institucioneve të saj të varësisë, përfshi edhe shoqëritë ku Ministria ka pronësinë, për periudhën 1 Shtator 2020 – 1 Maj 2021, të ndarë sipas secilit muaj të kësaj periudhe? Sa është numri i punonjësve të rinj të Ministrisë, institucioneve të varësisë, përfshi edhe shoqëritë ku Ministria ka pronësinë, për periudhën 1 Shtator 2020 – 1 Maj 2021?A është rritur paga e punonjësve të Ministrisë, institucioneve saj të varësisë, përfshi edhe shoqëritë ku Ministria ka pronësinë, në periudhën 1 Shtator 2020 – 1 Maj 2021? Nëse po, në çfarë mase, cilat kategori kanë përfituar nga rritja dhe sa është numri i punonjësve që kanë përfituar rritje në pagë?A kanë përfituar punonjësit e Ministrisë, institucioneve të saj të varësisë, shpërblime apo shtesa mbi pagën përgjatë periudhës 1 Shtator 2020 – 1 Maj 2021? 28.05.2021 Numri i punonjësve fakt sipas secilit muaj për periudhën 1 Shtator 2020 – 1 Maj 2021 është:Shtator 2020 – 1242 punonjës faktTetor 2020 – 1243 punonjës faktNëntor 2020 – 1245 punonjës faktDhjetor 2020 – 1276 punonjës faktJanar 2021 – 1266 punonjës faktShkurt 2021 – 1251 punonjës faktMars 2021 – 1251 punonjës faktPrill 2021 – 1250 punonjës fakt Numri i punonjësve të rinj për periudhën 1 Shtator 2020 – 1 Maj 2021 është:Emërime të cilët trajtohen me Ligjin e Kodit të Punës – gjithsej 25 emërime Emërime të cilët trajtohen me Ligjin e Statusit të Nënpunësit Civil – gjithsej 78 emërimeEmërime me Vendim Gjykate për rikthim në detyrë – gjithsej 14 emërime Lidhur me pikën 3 dhe 4 të kërkesës, për periudhën 1 Shtator 2020 – 1 Maj 2021 nuk ka patur rritje të pagave dhe nuk është marrë asnjë shpërblim apo shtesë mbi pagën.  E plotë Nuk ka
13 28.05.2021 Përgjatë muajit Mars 2021 kemi provuar të dorëzojmë në sistemin C@TS në llogarinë e tatimpaguesit R.B.C Pasqyrat Financiare Vjetore 2020, por pa arritur t’a përfundojmë këtë proces (print screen për më shumë info). Ju drejtohemi me qëllimin për të kuptuar problemin dhe për të arritur në një zgjidhje. 01.06.2021 Emri i administratorit të subjektit tek menuja personat që lidhen, nuk përputhet me emrin e deklaruar në listëpagesë. Duhet të bëhet ndryshimi i emrit të administratorit në mënyrë që të shmanget gabimi.Në listëpagesë:  R.B C.     Persona që lidhen: R.B C.   Karakteri: ü duhet ű si në listëpagesë. Administratori i subjektit duhet të paraqitet pranë sporteleve të QKB për të bërë ndryshimet e nevojshme. E plotë Nuk ka
14 31.05.2021 Në portalin e-albania dua të marr një Vërtetim që nuk kam detyrime të papaguara për subjektin tim, por më shfaqet një tabelë që thuhet se kam ende detyrime të pashlyera. Mund të më jepni një informacion se ku i kam këto detyrime? 07.06.2021 Pas verifikimit në sistemin C@TS, subjekti juaj rezulton me detyrime të papaguara për Tatimin e Mbajtur në Burim dhe Kontributet e Sigurimeve Shoqërore dhe Shëndetësore (gjobë dhe interes për pagesë të vonuar).Shuma totale e detyrimit të papaguar është 1.315 lekë. E plotë Nuk ka
15 01.06.2021 Jam një studente që punoj vetëm gjatë sezonit veror dhe ndonjë muaj ose dy në Call Center dhe të ardhurat janë të deklaruara në e-Albania. Pse duhet t’i deklaroj kur tashmë janë të deklaruara?Si duhet të veproj në këtë rast? 02.06.2021 Bazuar në Ligjin Nr.8438 ‘Për Tatimin mbi të Ardhurat’, i ndryshuar, të ardhurat e përjashtuara nga pagat me bazë mujore janë në nivelin 30.000 lekë. Nëse niveli juaj i të ardhurave për 1 muaj nga të dy punëdhënësit është mbi 30.000 lekë, atëherë keni detyrim për të deklaruar të ardhurat individuale vjetore, në bazë të Ligjit të sipërcituar.Afati i fundit për plotësimin e Deklaratës Individuale Vjetore të të Ardhurave është data 30 Qershor 2021.Për më shumë asistencë mund të drejtoheni pranë qendrës së Shërbimit Tatimpagues, në DRT të vendbanimit tuaj. E plotë Nuk ka
16 02.06.2021 Kopje të listës së ndërmarrjeve që operojnë në fushën e prodhimit (veshje dhe këpucë) në territorin e Republikës së Shqipërisë (të ndara sipas qyteteve), ku të përfshihen të dhëna në lidhje me emrin e subjektit, adresën dhe numri i punonjësve për secilën nga këto ndërmarrje. 07.06.2021 Në lidhje me kërkesën e të interesuarit DPT vë në dispozicion dokumentin sipas kërkesës në lidhje me listën e ndërmarrjeve që operojnë në fushën e prodhimit (veshje dhe këpucë) në territorin e Republikës së Shqipërisë.   E plotë Nuk ka
17 04.06.2021 Subjekti ‘X’ kërkon informacion për deklarimin e faturave tatimore të lëshuara për subjektin ‘X’. 17.06.2021 Në lidhje me kërkesën e të interesuarit DPT vë në dispozicion informacionin financiar sipas kërkesës.   E plotë Nuk ka
18 07.06.2021 Jam informuar nga kompania ku unë punoj se në listën e personave që duhet të bëjnë deklaratën e të ardhurave është edhe emri im. 1. Nuk jam e dy punësuar.2. Të ardhurat e mia vjetore nuk janë në shumën 150.000 lekë.Ju lutem një verifikim pse më figuron emri në këtë listë dhe a duhet t’a bëj deklarimin? 07.06.2021 Referuar të dhënave në sistemin C@TS Znj.R.H, gjatë vitit 2020 rezulton e punësuar në 3 subjekte të ndryshme. ‘Subjekti X’ për periudhën 13.01.2020 – 13.03.2020‘Subjekti X’ për periudhën 01.09.2020 – 20.11.2020‘Subjekti X’ për periudhën 27.11.2020 e në vazhdimNë 2 nga këto subjekte, punësimi është bërë brenda të njëjtit muaj, për këtë arsye ka detyrimin të plotësojë Deklaratën Individuale Vjetore të të Ardhurave (DIVA).Ju bëjmë me dije se, në rastin kur një individ ka ndryshuar punëdhënësin e tij dhe është punësuar në një punëdhënës tjetër, brenda të njëjtit muaj (duke filluar nga janar 2020), me një total pagash mujore bruto mbi 30.000 lekë, atëherë ai duhet të deklarojë DIVA-2020, pasi ka detyrimin për të paguar Tatimin mbi të Ardhurat nga Punësimi, sipas përcaktimit të Ligjit nr.8438 ‘Për Tatimin mbi të Ardhurat’, i ndryshuar. E plotë Nuk ka
19 07.06.2021 Jam një individ që kam plotësuar deklaratën e të ardhurave personale për vitin 2020. Tani po pres që të bëj pagesën. Nuk kam informacion se ku dhe si do bëhet pagesa. Ju lutem më ndihmoni me informacionin sesi funksionon. 07.06.2021 Fillimisht duhet të hyni në llogarinë tuaj e-Filing, në menunë Kontabiliteti, nënmenu Urdhër Pagesa dhe shkarkoni urdhër pagesën për Deklaratën Individuale Vjetore të të Ardhurave (DIVA) që ju keni dorëzuar. Me këtë urdhër pagese ju mund të paraqiteni pranë çdo banke të nivelit të dytë për të kryer pagesën. E plotë Nuk ka
20 09.06.2021 Jam një individ që më ka ardhur një email nga punëdhënësi që duhet të plotësojë Deklaratën Individuale Vjetore të të Ardhurave, por paga ime nuk i kalon 2,000,000 (dy milionë) në vit dhe as nuk jam i dypunësuar. 11.06.2021 Referuar të dhënave në sistemin C@TS Z. E.Ç, gjatë vitit 2020 rezulton se totali i të ardhurave të tij (paga bruto) është mbi 2,000,000 (dy milionë) lekë.  Referuar Ligjit nr. 8438 ‘Për Tatimin mbi të Ardhurat’, i ndryshuar, ju bëjmë me dije se, të gjithë individët rezidentë dhe jorezidentë, të cilët gjatë vitit 2020, totali i të ardhurave të tyre është mbi 2,000,000 (dy milionë) lekë, duhet të deklarojnë Deklaratën Individuale Vjetore të të Ardhurave (DIVA). Afati i fundit për plotësimin e Deklaratës Individuale Vjetore të të Ardhurave është data 30 Qershor 2021. E plotë Nuk ka
21 29.06.2021 Televizioni X kërkon informacion për ish-punonjësen V.XH, nëse ka filluar punë me punëdhënës tjetër pas datës 16.03.2021 dhe nëse po, kërkon informacion mbi identifikimin e punëdhënësit të ri. 01.07.2021 Në nenin 25 “Konfidencialiteti”, të ligjit nr. 9920, datë 19.05.2008, "Për procedurat tatimore në RSH" i ndryshuar, parashikohet se: “Nëpunësit dhe punonjësit e administratës tatimore, qendrore, dhe vendore, ruajnë konfidencialitetin e të dhënave tatimore dhe financiare të tatimpaguesit, që i kanë siguruar gjatë kryerjes së detyrës.” Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve konstaton se janë kërkuar të dhëna tatimore për të cilat Administrata Tatimore Qendrore ka detyrimin ligjor të ruajtjes së kofidencialitetit të tyre. E Refuzuar Nuk ka
22 29.06.2021 Avokati Z. A.M kërkon informacion rreth historikut të punësimit E-Sig 27 për shtetasen B.C për periudhën Dhjetor 2020 – Qershor 2021. 01.07.2021 Në nenin 25 “Konfidencialiteti”, të ligjit nr. 9920, datë 19.05.2008, "Për procedurat tatimore në RSH" i ndryshuar, parashikohet se: “Nëpunësit dhe punonjësit e administratës tatimore, qendrore, dhe vendore, ruajnë konfidencialitetin e të dhënave tatimore dhe financiare të tatimpaguesit, që i kanë siguruar gjatë kryerjes së detyrës.” Bazuar në nenin 24 “Dhënia e informacionit tatimor nga administrata tatimore”, të ligjit të sipërcituar, avokatët nuk përfshihen në kategorinë e personave për të cilët Administrata Tatimore Qendrore ka detyrimin të japë informacion. Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve konstaton se janë kërkuar të dhëna tatimore për të cilat Administrata Tatimore Qendrore ka detyrimin ligjor të ruajtjes së kofidencialitetit të tyre. E Refuzuar Nuk ka
23 06.07.2021 Sipas njoftimit të ardhur me shkresë, dorëzimi dhe pagesa e DIVA 2020 bëhet jo më vonë se data 30 Qershor 2021.Kam bërë pagesën në datë 30 Qershor 2021, në bankë dhe në regjistrin tim të llogarive të tatimeve, pagesat reflektohen në datë 2 Korrik 2021 dhe janë shtuar detyrim pagesë kamatë dhe gjobë.Ju lutem një informacion mbi gjobën dhe kamatë vonesën.  06.07.2021  Referuar të dhënave në sistemin C@TS Z.A.M, për vitin 2020 Deklarata Individuale Vjetore të të Ardhurave është dorëzuar brenda afateve ligjore 30 Qershor 2021 dhe nuk ka as gjobë dhe as kamatë vonesë. Përsa i përket kamatë vonesës dhe gjobës i referohen vitit 2016 dhe vitit 2019 për mos plotësim të Deklaratës Individuale Vjetore të të Ardhurave (DIVA) brenda afateve ligjore.  E plotë Nuk ka
24 06.07.2021 Kërkesë për informacion financiar të shoqërisë ‘X’ për periudhën tatimore të deklaruar Janar 2020 – Maj 2021. 12.07.2021 Administrata Tatimore në përmbushje të detyrimeve ligjore dhe funksionale, merr në shqyrtim kërkesat e çdo tatimpaguesit për vënie në dispozicion të dokumentacionit financiar që i përket, vetëm kur këto veprime kryhen nga përfaqësuesi ligjor i tij. Si përfaqësues të ligjshëm të tatimpaguesit, Administrata Tatimore njeh vetëm përfaqësuesin ligjor të tij sipas ekstraktit më të fundit lëshuar nga QKB.Bazuar në dispozitat ligjore në fuqi, gjykojmë se, nuk mund të ofrohet kundrejt kërkesës, informacion i detajuar konfidencial për tatimpaguesit, e kushtëzuar nga detyrimi ligjor për të ruajtur konfidencialitetin e të dhënave tregtare dhe tatimore të administruara, parashikuar shprehimisht nga nenet 24, 25 dhe 31, të Ligjit nr. 9920, datë 19.05.2008, "Për Procedurat Tatimore në RSH", i ndryshuar. Në kushtet që, ortaku, nuk është subjekt i dispozitave ligjore të sipërcituara, nuk legjitimohet në kërkesën e bërë. E Refuzuar Nuk ka
25 15.07.2021 Kërkesë për informacion nga gazetarja ‘X’, në lidhje me emërimin e drejtorit ‘X’, në Drejtorinë Rajonale Tatimore ‘X’.  26.07.2021 Në lidhje me kërkesën e të interesuarës DPT vë në dispozicion informacionin sipas kërkesës.   E plotë Nuk ka
26 21.07.2021 Sa është numri total i personave që janë vetëpunësuar gjatë periudhës Janar-Dhjetor 2020?Sa është numri i të rinjve (15-29 vjeç) që janë vetëpunësuar gjatë periudhës Janar-Dhjetor 2020? 22.07.2021 Numri total i personave që janë vetëpunësuar gjatë periudhës Janar-Dhjetor 2020:I vetëpunësuar (I vetëm) – 43,454I vetëpunësuar me punëmarrës – 41,412I vetëpunësuar me punëmarrës dhe punonjës të papaguar të familjes – 4,672I vetëpunësuar pa punëmarrës dhe punonjës të papaguar të familjes – 3,232Total – 92,770 Numri i të rinjve (15-29 vjeç) që janë vetëpunësuar gjatë periudhës Janar-Dhjetor 2020:I vetëpunësuar (I vetëm) – 4,427I vetëpunësuar me punëmarrës – 5,465I vetëpunësuar me punëmarrës dhe punonjës të papaguar të familjes - 582  I vetëpunësuar pa punëmarrës dhe punonjës të papaguar të familjes – 492Total – 10,966  E plotë Nuk ka
27 29.07.2021 Sa është totali i bizneseve të vogla që parashikohet të fiskalizohen nga 1 Shtatori?Sa është në total numri i bizneseve që përfshihen në të tre fazat e fiskalizimit?Si do të ndërveprojnë bizneset e pafiskalizuara me  ato të fiskalizuara me përfundimin e afatit të përdorimit të dokumentacionit tatimor ekzistues që është deri në datën 31.08.2021?A po shqyrton DPT mundësinë e shtyrjes së afatit të zbatimit të fazës së tretë të fiskalizimit?   09.08.2021 Numri total i tatimpaguesve që pritet të kryejnë procesin e fiskalizimit është rreth 90,000 subjekte të biznesit të vogël (BV), një pjesë e të cilëve tashmë janë fiskalizuar dhe lëshojnë fatura. Numri total i biznesve që përfshihen në të tre fazat e Fiskalizimit është rreth 120.000. Përmbushja e detyrimeve që burojnë nga ligji është detyrim për të gjitha subjektet e ligjit. Të gjithë subjektet tatimpagues që mbartin detyrimin të lëshojnë fatura, me hyrjen e plotë në fuqi të ligjit do të duhet të lëshojnë vetëm fatura të fiskalizuara. Për efekte fiskale pas datës 1 Shtator nuk do të jenë të vlefshme faturat e tjera (jo të fiskalizuara) përveç rasteve të parashikuara shprehimisht në ligj. Duke qenë se ky proces është një proces i ri, administrata tatimore ka garantuar suportin dhe mbështetjen për çdo subjekt tatimpagues si para fillimeve të efekteve të ligjit edhe në vijim, duke garantuar edhe mosndëshkueshmërinë e rasteve të kundërvajtjeve të konstatuara të cilat rezultojnë të paqëllimshme apo që kanë ardhur jo për faj të tatimpaguesit. Gjithsesi, është detyrim ligjor për çdo tatimpagues që të angazhohet dhe të marrë masat e nevojshme për përmbushjen e detyrimeve ligjore. Afatet e fillimit të efekteve të ligjit të fiskalizimit sipas fashave janë afate ligjore, të cilat nuk mund të shtyhen apo pezullohen me vullnetin e instancave ligjzbatuese siç është Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve. Është në tagrin dhe kompetencë e instancave kompetente politikbërëse dhe ligjbërëse që në vijim të një analize të hollësishme të situatës duke marrë në konsideratë edhe të gjitha sugjerimet apo propozimet e grupeve të interesit apo institucioneve zbatuese të propozojnë dhe të vendosin lidhur me afatet ligjore. E plotë Nuk ka
28 19.08.2021 Sa është numri i të rinjve (15 – 29 vjeç) të cilët kanë dalë nga skema e kontributeve shoqërore për periudhën 1 Mars 2020 – 1 Mars 2021? 23.08.2021 Numri i të rinjve (15 – 29 vjeç) të cilët kanë dalë nga skema e kontributeve shoqërore për periudhën 1 Mars 2020 – 1 Mars 2021 është 53,418. E plotë Nuk ka
29 19.08.2021 Informacion mbi numrin total të të punësuarve të deklaruar nga kompanitë që veprojnë në sektorin e tekstileve, lëkurës dhe këpucëve në Shqipëri.  23.08.2021 Në lidhje me kërkesën e të interesuarës DPT vë në dispozicion informacionin sipas kërkesës.   E plotë Nuk ka