Misioni
Misioni i Administratës Tatimore është mbledhja e të ardhurave tatimore përmes procedurave të thjeshta dhe me kosto minimale, duke zbatuar njëtrajtësisht legjislacionin tatimor, për financimin e buxhetit të shtetit shqiptar.
Për arritjen e këtyre qëllimeve, Administrata Tatimore i asiston tatimpaguesit me shërbime të cilësisë së lartë, në mënyrë që ata t’i përmbushin vetë detyrimet e tyre tatimore sipas legjislacionit në fuqi.
Administrata Tatimore është e ngarkuar me ligj dhe e detyruar që, të monitorojë, të vlerësojë dhe të ndëshkojë, çdo sjellje të çdo tatimpaguesi, që nuk zbaton, keqzbaton me dashje apo jo, përmbushjen e detyrimeve ligjore.
Administrata Tatimore është mbështetëse për qeverinë, në hartimin e politikave tatimore, paraprirë nga një proces informimi periodik.
Vizioni
Vizioni ynë është që Administrata Tatimore shqiptare të jetë një organizatë e cila i përmbush standardet e administratave tatimore të cilësisë së lartë në mbarë botën, si:
Vlerat
Vlerat e forta e rrisin besimin dhe mbështetjen që ka komuniteti i tatimpaguesve, për mënyrën se si e administrojmë sistemin tonë tatimor. Vlerat tona mbështeten:
Te besimi i tatimpaguesve
E rrisim besimin e komunitetit të tatimpaguesve përmes rritjes së aftësive tona profesionale, përmes reagimit ndaj problemeve të tyre, përmes rritjes së transparencës ditë pas dite, përmes trajtimit me drejtësi, barazi dhe ndershmëri të tatimpaguesve, përmes ruajtjes së niveleve të larta të integritetit moral, si edhe përmes nxitjes së kulturës së respektit reciprok.
Te zbatimi i normave të etikës dhe të luftës kundër korrupsionit
E zbatojmë me forcë ligjin, sipas standardeve etike të administratës sonë, me tolerancë zero kundër korrupsionit, sepse kjo mënyrë administrimi u jep tatimpaguesve garanci për drejtësinë dhe siguri.
Te mbështetja te tatimpaguesit
Mbështetemi te tatimpaguesit, te kontributi i profesionistëve në fushën e financave dhe tatimeve dhe te ndërmjetësit e tjerë të zbatimit të ligjit, të cilët kërkojnë të veprojnë drejt, duke punuar me ta përmes konsultimeve dhe bashkëpunimit dhe duke u mbështetur te parimi i pajtueshmërisë vullnetare.
Te raportimi
Jemi transparentë në raportimin e aktiviteteve tona dhe në marrjen e mendimeve të publikut për çështjet e menaxhimit të riskut. I dëgjojmë dhe reagojmë ndaj mendimeve të tatimpaguesve. Do të marrim hapa të mëtejshëm për t’i ndihmuar tatimpaguesit ta rrisin nivelin e njohurive dhe përmbushjes së detyrimeve ligjore, si edhe për të punuar drejt uljes së kostove administrative për biznesin dhe për DPT-në.