Institucioni

Institucioni > Këndi i Biznesit të Vogël > Lëshimi i faturës tatimore me TVSH

Lëshimi i faturës tatimore me TVSH

Nga data 1 prill 2018, ka hyrë në fuqi kufiri i regjistrimit në TVSH për qarkullimin në një vit kalendarik prej 2,000,000 lekësh.

Tatimpaguesit e biznesit të vogël, të cilët gjatë vitit 2017, kanë realizuar një qarkullim mbi 2.000.000, në bazë të këtij ndryshimi, janë regjistruar automatikisht nga Administrata Tatimore me përgjegjësinë tatimore të Tatimit mbi Vlerën e Shtuar.

Gjithashtu në këtë përgjegjësi duhet të regjistrohet edhe çdo tatimpagues ekzistues apo i regjistruar rishtazi, i cili parashikon të realizojë një qarkullim mbi këtë kufi gjatë vitit 2018.

Çdo tatimpagues, i përfshirë në skemën e TVSH-së, duhet të lëshojë Faturë Tatimore me TVSH, për rastet kur transaksioni që do të kryhet është me vlerë mbi 40,000 lekë, dhe/ose nën këtë vlerë në rastet kur e kërkon blerësi. Gjithashtu duhet të lëshojë Faturë Tatimore me TVSH në çdo rast kur kryen transaksion me një
subjekt tjetër tatimpagues.

Për t’u pajisur me blloqe të faturave tatimore me TVSH, tatimpaguesi duhet të paraqitet pranë Drejtorisë Rajonale Tatimore ku është i regjistruar.

Dokumenta ndihmëse