Orari i funksionimit të Qendrës së Thirrjeve është:
E Hënë- E Enjte ora 08:00-16:30
E Premte ora 08:00-14:00
Qendra e Thirrjeve, është një shërbim i ri dhe i pari i këtij lloji, që ju ofron sipërmarrësve dhe qytarëve informacion dhe asistencë pa pagesë përmes telefonit. Duke telefonuar në numrin e gjelbër 0800 00 02 ju do të lidheni me një operator i cili do t’ju ofrojë asistencë në kohë reale për pyetje rreth:
Në varësi të kompleksitetit të pyetjeve tuaja, asistenca mund t’ju ofrohet drejtpërsëdrejti nga specialistët tanë ose do të transferohet tek ekspertët respektivë të Administratës Tatimore.
Kjo strukturë e re në organikën e DPT u ngrit me qëllimin për të qenë më pranë nevojave tuaja. Lehtësimi i komunikimit me tatimpaguesit dhe biznesin është në fokusin e Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve dhe një nga objektivat strategjikë prioritarë të saj.