Procesi i Rindёrtimit, lista e subjekteve tё pajisura me autorizim për përjashtim nga TVSH-ja
Drejtoria e Pёrgjithshme e Tatimeve, në zbatim të VKM.143, datë 13.02.2020, "Proçedurat për lëshimin e autorizimit për subjektet e rindërtimit dhe për përjashtimin nga tatimi mbi vlerën e shtuar të furnizimit të mallrave e shërbimeve për qëllime të proçesit të rindërtimit'', bёn me dije se vijon me lëshimin e autorizimeve dhe monitorimin e plotë të këtij proçesi.
Administrata Tatimore mbetet e angazhuar maksimalisht për të ofruar ndihmë dhe informacion për çdo subjekt të interesuar, si dhe për të vijuar me zbatimin nё mёnyrё rigoroze të këtij proçesi.
Mё poshtё do tё gjeni listёn e tatimpaguesve tё cilёt janё pajisur me Autorizime. Kjo listё do të përditësohet ditët në vijim.
Faleminderit!