Në këtë faqe publikohet "Plani Integritetit i Administratës Tatimore 2024-2027".
Qëllimi i këtij plani lidhet me mbarëvajtjen e punës së Administratës Tatimore Qendrore, për krijimin e një mjedisi të brendshëm me integritet dhe rritjen e besimit të publikut tek Institucioni.
Në zbatim të Ligjit nr. 9920, datё 19.5.2008 “Pёr Proçedurat Tatimore nё Republikёn e Shqipёrisё” (i ndryshuar), Udhëzimit të Ministrit të Financave, nr. 24, datë 02.09.2008, “Pёr Proçedurat Tatimore nё Republikёn e Shqipёrisё” (i ndryshuar), dhe Urdhërit nr.193, datë 12.08.2020, “Për Miratimin e Rregullores së Funksionimit të Administratës Tatimore Qëndrore”, dhe në ndjekje të shkresës nr. 8156/1 prot., datë 07.06.2023, me lëndë: “Mbi Hartimin e Planit të Integritetit nga Institucionet e Varësisë së Ministrisë” ardhur nga Ministria e Financave, në të cilën kërkohet hartimi dhe miratimi i planeve të integritetit si mjete parandaluese të korrupsionit në Administratën Publike, si angazhime të marra nga qeveria shqiptare para strukturave të Bashkimit Europian dhe Këshillit të Europës, Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve ka miratuar Urdhërin nr.157, datë 04.09.2023, "Për Ngritjen e Grupit të Punës për Hartimin e Planit të Integritetit të Administratës Tatimore Qëndrore ".
Për hartimin e Draft Planit të Integritetit të Administratës Tatimore Qëndrore në nivel qendror, grupi i punës në Drejtorinë e Përgjithshme të Tatimeve, është asistuar nga ekspertet e Administratës Tatimore Suedeze (STA) dhe ekspertët e Institutit për Demokraci dhe Ndërmjetësim - IDM Albania, me financim nga Projekti SIDA dhe Ambasada Suedeze në Tiranë.
Në përfundim me Vendimin nr. 32, datë 04.12.2024, është miratuar Plani Intergitetit të Administratës Tatimore.
Ky publikim bëhet që të njoftojë të gjitha palët që kanë interes lidhur me mbarëvajtjen e punës së Administratës Tatimore Qendrore.
Bashkëlidhur gjeni dokumentin "Plani Integritetit i Administratës Tatimore 2024-2027".