Institucioni

Institucioni > Publikime > Subjekte Pasive

Subjekte Pasive

Në këtë faqe, në zbatim të Ligjit nr.9920 datë 19.05.2008 "Për proçedurat tatimore", i ndryshuar, neni 44.7 si dhe Udhëzimit nr.24 datë 02.09.2008 "Për procedurat tatimore në Republikën e Shqipërisë", i ndryshuar, pika 44.7, Administrata Tatimore publikon listën e subjekteve që janë në regjistrin pasiv.
Qëllimi i publikimit të kësaj liste është që të vihen në dijeni palët e treta për të mos kryer transaksione (shitje - blerje) me subjekte të cilët janë pjesë e regjistrit pasiv, pasi bazuar në nenin 44, pika7, të ligjit nr.9920 datë 19.05.2008 "Për procedurat tatimore", i ndryshuar,: "Çdo transaksion i kryer nga tatimpaguesit, persona fizikë apo juridikë, tregtarë, që janë në regjistrin pasiv, konsiderohet shkelje administrative dhe dënohet në përputhje me këtë ligj". 

Një subjekt transferohet nga regjistri aktiv në regjistrin pasiv në rast se përmbushet, të paktën, një nga kushtet e mëposhtme:

  • nuk ushtron më veprimtari tregtare për një periudhë tatimore prej 12 muajsh të njëpasnjëshëm;
  • nuk dorëzon deklaratën tatimore për një periudhë tatimore prej 12 muajsh të njëpasnjëshëm;
  • deklaron në QKB pezullim veprimtarie tregtare dhe paguan të gjitha detyrimet tatimore.