Në këtë faqe është pasqyruar lista e tatimpaguesve me detyrime të papaguara në afat, ndaj të cilëve Administrata Tatimore, në zbatim të nenit 91 të Ligjit nr.9920, datë 19.05.2008 "Për Procedurat tatimore në Republikën e Shqipërisë", ka vendosur marrjen e masave të sigurimit mbi të gjithë pasuritë për ekzekutimin e detyrimeve dhe se ka filluar procedura e mbledhjes me forcë të tyre.
Njoftimi bëhet që personat e tretë të marrin dijeni për fillimin e këtyre procedurave dhe që organet apo institucionet të cilët kanë bëre regjistrime të pasurive të luajtshme apo të paluajtshme të tatimpaguesve debitorë, të regjistrojnë detyrimin tatimor të papaguar si barrë mbi këtë pasuri dhe të mos lejojnë kryerjen e transaksioneve për transferimin e pasurive të tatimpaguesve debitorë, deri në momentin që detyrimi tatimor i papaguar të arkëtohet.
Ky publikim bëhet që të njoftojë të gjitha palët që kanë interesa me këta tatimpagues.
Me pagimin e plotë të detyrimit, të dhënat e subjektit fshihen nga kjo faqe.