Acquis i BE-së në fushën e tatimeve kërkon harmonizimin e legjislacionit tatimor të vendeve anëtare dhe vendeve aderuese, kryesisht në fushën e tatimeve indirekte, si TVSH-ja dhe akcizat, por edhe në aspekte të tatimit të drejtpërdrejtë, përfshirë tatimin mbi të ardhurat personale dhe të korporatave.
Në këtë kuadër, Kapitulli 16 “Tatimet” parashikon edhe forcimin e bashkëpunimit administrativ ndërmjet administratave tatimore, përmes implementimit të direktivave DAC, të cilat lidhen kryesisht me shkëmbimin automatik të informacionit tatimor, eliminimin e taksimit të dyfishtë dhe parandalimin e evazionit fiskal.