Ligji i Ri > DIVA > Strategjia e Shërbimit për Tatimpaguesit 2026–2028

Strategjia e Shërbimit për Tatimpaguesit 2026–2028

Në këtë faqe publikohet “Strategjia e Shërbimit për Tatimpaguesit”, 2026–2028. 

Qëllimi i strategjisë është përmirësimi i komponentit të shërbimit, i cili do të jetë efikas, transparent dhe miqësor për tatimpaguesit, me synim rritjen e besimit të tatimpaguesve dhe publikut tek institucioni tatimor, si tregues i rëndësishëm në arritjen e rezultateve pozitive të Administratës Tatimore.

Strategjia e Shërbimit për Tatimpaguesit është gjithëpërfshirëse, ajo realizohet me forcën dhe kontributin e të gjitha departamenteve dhe funksioneve kryesore të AT. E gjithë Administrata Tatimore është në shërbim të tatimpaguesit, dhe në këtë këndvështrim forcimi i marrëdhënieve dhe bashkëpunimi i brendshëm, për përmbushjen dhe zbatimin e rregullave, mbetet një detyrë kryesore e të gjithë aktorëve brenda organizatës.

Kjo do të garantojë transformimin e vazhdueshëm të AT, në një agjenci të respektuar shërbimesh, për të zgjidhur çdo nevojë dhe kërkesë të tatimpaguesit.

Në strategji janë të përfshira: Vizioni-Prioritetet-Parimet udhëzuese- Objektivat e strategjisë dhe plani i zbatimit të saj.

Midis të tjerash, strategjia është e fokusuar dhe mbështet përputhshmërinë vullnetare, për të ndihmuar në përmirësimin e marrëdhënieve midis Administratës Tatimore, tatimpaguesve dhe qytetarëve, duke përdorur teknologji dhe mjete bashkëkohore. 

Hartimi i “Strategjisë së Shërbimit për Tatimpaguesit”, për periudhën 2026–2028, është asistuar nga ekspertët e Administratës Tatimore Suedeze (STA), në kuadër të marrëveshjes së bashkëpunimit midis DPT dhe STA. 

Në përfundim, me Vendimin nr. 38, datë 08.01.2026, është miratuar “Strategjia e Shërbimit për Tatimpaguesit”, 2026–2028. 

Ky publikim bëhet për të njoftuar të gjitha palët që kanë interes lidhur me mbarëvajtjen e punës së Administratës Tatimore Qendrore.

Bashkëlidhur gjeni dokumentin “Strategjia e Shërbimit për Tatimpaguesit”, 2026–2028.

Dokumenta ndihmëse