Ligji për tatimin mbi të ardhurat dhe aktet ligjore dhe nënligjore dalë në zbatim të tij, rregullojnë marrëdhëniet që lindin në fushën e tatimit mbi të ardhurat personale, tatimit mbi fitimin si dhe të tatimit të mbajtur në burim të të ardhurave.
Ai përcakton rregullat për mbledhjen dhe administrimin e tatimit mbi të ardhurat personale të individëve, të tatimit mbi fitimin për shoqëritë tregtare si dhe të personave fizikë (tregtarë të regjistruar), kur janë subjekt i tatimit mbi fitimin.
Përveç të tjerave ligji ka përcaktuar hollësisht përbërjen strukturore të elementeve të rëndësishëm që kanë të bëjnë me përcaktimin e të ardhurave, fitimit të tatueshëm, si ato të të ardhurave, ashtu edhe të shpenzimeve.
Qartazi ligji përcakton, mënyrën e dokumentimit, të deklarimit dhe të pagesës që lidhet me detyrimet tatimore, objekt të tij.
Ligji aktual i Tatimit mbi të Ardhurat i miratuar në Dhjetor 1998, ka pësuar një sërë ndryshimesh të kushtëzuara nga etapat e zhvillimit ekonomik, duke ju përgjigjur politikave fiskale të pushtetit ekzekutiv si dhe nevojave të komunitetit të biznesit.
Më poshtë do të gjeni aktet ligjore dhe nënligjore të cilat përcaktojnë rregullat e mbledhjes së tatimit mbi të ardhurat personale dhe tatimit mbi fitimin.