Ky ligj përcakton rregullat për sinjalizimin e një veprimi ose praktike të dyshuar korrupsioni nga sinjalizuesit në sektorin publik e privat, mekanizmat për mbrojtjen e sinjalizuesve dhe detyrimet e autoriteteve publike e të subjekteve private në lidhje me sinjalizimin.
Qëllimi i këtij ligji është parandalimi dhe goditja e korrupsionit në sektorin publik e privat; mbrojtja e individëve që sinjalizojnë veprimet ose praktikat e dyshuara të korrupsionit në vendin e tyre të punës si dhe nxitja e sinjalizimit të veprimeve ose praktikave të dyshuara të korrupsionit.
Në pjesët përbërëse të tij paraqiten në mënyrë të hollësishme momentet kyçe të Sinjalizimit, Strukturës së shqyrtimit të sinjalizimit, Të drejtat dhe mbrojtja e sinjalizuesve etj.
Më poshtë do të gjeni ligjin Për sinjalizimin dhe mbrojtjen e sinjalizuesve.