Legjislacioni

Legjislacioni > Shkëmbimi Automatik i Informacionit > Raportimi Për Çdo Vend (CbCR – DAC4)

Raportimi Për Çdo Vend (CbCR – DAC4)

Raportimi Për Çdo Vend (PÇV) është një nga katër standardet minimale të Planit të Veprimit për Erozionin e Bazës Tatimore dhe Zhvendosjen e Fitimit (BEPS) dhe zbatohet nga Shqipëria si anëtare e Kornizës Gjithëpërfshirëse të OECD-së për BEPS.

Në kuadër të Raportimit PÇV, entitetit mëmë përfundimtar të një grupi shoqërish shumëkombëshe (SHSHK), me të ardhura vjetore të konsoliduara të grupit të barabarta ose më të larta se 105.000.000.000 (njëqind e pesë miliardë) lekë gjatë vitit fiskal pararendës të vitit fiskal raportues, i kërkohet të paraqesë një Raport PÇV tek administrata tatimore shqiptare (DPT).

Për të dërguar elektronikisht Raportin Për Çdo Vend, tatimpaguesit duhet të përdorin skemën XML (Extensible Markup Language), si më poshtë.

Administrata tatimore shqiptare do ta shkëmbejë automatikisht raportimin PÇV të një entiteti mëmë (tatimpagues me seli në Shqipëri) të një SHSHK-je me të gjitha administratat tatimore të vendeve ku operon (ka entitete përbërëse) kjo SHSHK. Ky shkëmbim kryhet bazuar në instrumentin ligjor në fuqi, Marrëveshjen Shumëpalëshëshe të Autoritetit Kompetent për shkëmbimin e Raporteve për Çdo Vend, nënshkruar mes Shqipërisë dhe OECD-së (Organizata për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim).

Për më shumë informacion lidhur me detyrimet raportuese dhe mënyrat e raportimit nga një entitet shqiptar, mëmë përfundimtare e një SHSHK-je, lutemi konsultohuni me dokumentet në vijim.

Për asistencë teknike (IT) mbi Raportimin Për Çdo Vend kontaktoni Helpdesk.aeoi@tatime.gov.al.

 

 

 

Dokumenta ndihmëse