Vendimi teknik është një aktadministrativ i hartuar dhe i publikuar nga Drejtoria e Përgjitshme e Tatimeve, mbështetur në nenin 10 të Ligjit Nr. 9920, datë 19.05.2008, ‘PërProcedurat Tatimore në Republikën e Shqipërisë’, i ndryshuar.
Drejtori i Përgjithshëm i Tatimeve me kërkesë
nxjerr vendim që shpreh qëndrimin zyrtar te administratës tatimore, në zbatim të legjislacionit tatimor, për rrethana specifike të tatimpaguesit..
Qëllimi i vendimit teknik, është të sqarojë zbatueshmërinë e një teksti ligjor apo të një akti nënligjor, në fushën e zbatimit të proçedurave tatimore apo të administrimit të tatimeve, taksave e kontributeve të sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore.
Vendimi teknik bëhet detyrues për tatimpaguesin, në datën kur ai merr njoftim për të, në njërën nga format e parashikuara në Kodin e Procedurave Administrative dhe zbatohet njëlloj nga strukturat e administratës tatimore qendrore, për raste të tjera, të ngjashme.