RRJETI I KOORDINATORËVE ANTI-KORRUPSION
Rrjeti i Koordinatorëve Anti-Korrupsion është një strukturë, risia e së cilës është shpejtësia dhe efikasiteti në trajtimin e ankesave dhe denoncimeve të qytetarëve. Përmes këtij mekanizmi kombëtar të referimit të korrupsionit të të gjitha niveleve, çdo qytetar mund t’i qaset Koordinatorit Anti-korrupsion për të denoncuar apo raportuar çdo parregullsi, nga më të lehtat deri te rastet korruptive.
Lufta kundër korrupsionit është e mundur duke vepruar bashkë, përmes angazhimit aktiv të qytetarëve në denoncimin e rasteve korruptive, si dhe ndjekjen e ndërmarrjen e masave ndëshkuese për personat përgjegjes.
Mos lejo që një akt korrupsioni të njollosë gjithë administratën publike dhe imazhin e çdo zyrtari që punon me ndershmëri!