OJF & Ente Publike > Të veprosh si një OJF apo Ent Publik > Tatimi në burim

Tatimi në burim

Nje OJF apo Ent Publik i njohur nga legjislacioni në fuqi duhet të deklarojë dhe mbajë tatimin në burim në masën:

15 % nga shuma bruto e pagesave të mëposhtme, që lindin nga një burim në Republikën e Shqipërisë për:

a) interesat dhe pagesat e ngjashme me to;
b) pagesat për të drejtat e autorit dhe për pronësinë intelektuale;
c) pagesat për shërbimet teknike, shërbimet e menaxhimit, shërbimet e konsulencës, shërbimet financiare dhe ato të sigurimit;
ç) pagesat për menaxhimin dhe pjesëmarrjen në këshillat drejtues;
d) pagesat për ndërtimin, instalimin, montimin ose për punë mbikëqyrëse që lidhen me to;
dh) pagesat për qiratë;
e) pagesat për shfaqjet e aktorëve, të muzikantëve ose sportistëve, përfshirë pagesa të tilla që u bëhen personave, të cilët punësojnë artistë ose sportistë apo ndërmjetësojnë për shfaqjet e tyre;
ë) të ardhurat e individëve nga lojërat e fatit dhe kazinotë.

8 % nga shuma bruto e pagesave të mëposhtme, që lindin nga një burim në Republikën e Shqipërisë për:

a) dividendët:
b) ndarjet e fitimit