Pavarësisht formës juridike të organizimit, kur punësoni dikë, një nga detyrimet kryesore që ju lind është dhe llogaritja, mbajtja, dhe pagesa në organet tatimore, e kontributeve për sigurimet shoqërore dhe shëndetësore për punëmarrësit. Gjithashtu, është detyrë e punëdhënësit që nëpërmjet kontratave të punës me punëmarrësin, të garantojë vazhdimësinë e marrëdhënies së tyre.
Bazën ligjore mbi të cilën paguhen kontributet e sigurimeve shoqërore e gjeni në fund të kësaj faqeje.
Cilat janë detyrimet si punëdhënës?
Në mbështetje të Kodit të Punës, punëdhënësi është i detyruar të nënshkruajë një kontratë pune me punëmarrësit, me kohë të plotë ose të pjesshme;
Mbi ç’pagë duhet të llogariten kontributet e sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore për çdo punëmarrës
Kontributet e detyrueshme të sigurimeve shoqërore të punëdhënësit për punëmarrësin dhe kontributet e vetë punëmarrësit llogariten mbi pagën bruto të punëmarrësit dhe shtesat e tjera me karakter të përhershëm që lindin nga marrëdhëniet e punës, brenda një page bruto minimale dhe nivelit maksimal të pagës, për efekt të llogaritjes së kontributeve të sigurimeve shoqërore.
■ Pagesa e kontributeve të detyrueshme të sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore kryhet nga punëdhënësi sipas afateve të përcaktuara me ligj.
■ Punëdhënësi ka detyrim ligjor për llogaritjen, deklarimin dhe pagesën e kontributeve në kohën dhe masën e duhur. Listëpagesa është një deklaratë e subjektit, në të cilën evidentohen kontributet individuale, dhe si e tillë, në mbështetje të Ligjit nr. 9920, datë 19.05.2008 “Për procedurat tatimore në Republikën e Shqipërisë”.
■ Punëdhënësi duhet të dorëzojë rregullisht sipas afatit të caktuar listëpagesat, të vetmet dokumente, që vërtetojnë pagesën e kontributeve për çdo punonjës;
Listëpagesa është dokumenti bazë për dhënien dhe llogaritjen e përfitimeve për çdo punonjës, si dhe vërtetimeve të kërkuara prej tyre.
Cilat janë afatet e pagesës së kontributeve të sigurimeve shoqërore e shëndetësore?
OJF dhe Entet Publike duhet të bëjnë pagesën e kontributeve të sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore brenda datës 20 të muajit pasardhës.
Ku dhe si mund të paguhen kontributet?
Ju mund t’i paguani kontributet e detyrueshme të sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore në filialet e bankave të nivelit të dytë ose të postës shqiptare.