OJF & Ente Publike > Cikli i jetës > Kalimi në status pasiv dhe riaktivizmi
Kalimi në status pasiv dhe riaktivizmi
Kalimi në status pasiv dhe riaktivizimi për OJF
Kalimi në status pasiv i OJF-ve bëhet me kërkese të subjektit ose nga Administrata Tatimore kur përmbushen kushtet ligjore.
- Me kërkesë të subjektit- kur ky i fundit vendos të ndërpresë aktivitetin për një periudhë më shumë se 12 muaj ose pa afat
- Nga Administrata Tatimore në rast se subjekti dorëzon deklarata pa aktivitet (me zero) ose kur nuk deklaron për një periudhë më shumë se 12 muaj të njëpasnjëshëm.
- Për të gjithë periudhën që subjekti ndodhet në status “Pasiv”, ai nuk ka detyrimin për të dorëzuar deklaratat tatimore (gjenerimi i deklaratave ndërpritet automatikisht).
Riaktivizimi i tatimpaguesit bëhet në rastet kur:
- Kërkohet nga tatimpaguesi për arsye të rifillimit të aktivitetit
- Gjendet në punë nga strukturat e terrenit të Administratës Tatimore
- Për rastet kur tatimpaguesi ushtron aktivitet edhe pse është në status “Pasiv” ai penalizohet nga Administrata Tatimore sipas përcaktimeve të ligjit Nr. 9920, datë 19.05.2008 "Për Procedurat Tatimore në Republikën e Shqipërisë''
Kalimi në status pasiv dhe riaktivizimi i Enteve Publike
Kalimi në status pasiv i Enteve Publike behet me kërkesë të subjektit ose nga Administrata Tatimore kur përmbushen kushtet ligjore.
- Me kërkesë të subjektit- kur ky i fundit vendos të ndërpresë aktivitetin për një periudhë me shumë se 12 muaj ose pa afat
- Nga Administrata Tatimore - në rast se subjekti dorëzon deklarata pa aktivitet (me zero) ose kur nuk deklaron për një periudhe më shume se 12 muaj të njëpasnjëshëm.
- Për te gjithë periudhën që subjekti ndodhet në status “Pasiv”, ai nuk ka detyrimin për te dorëzuar deklaratat tatimore (gjenerimi i deklaratave ndërpritet automatikisht).
Riaktivizimi i tatimpaguesit bëhet në rastet kur kërkohet nga tatimpaguesi për arsye të rifillimit të aktivitetit.