Duke filuar nga data 16 Nëntor 2020 në çdo Drejtori Rajonale Tatimore janë zhvilluar trajnime online në lidhje me Ligjin nr.87/2019 “Për Faturën dhe Sistemin e monitorimit të qarkullimit”.
Në këto trajnime, dedikuar Procesit të Fiskalizimit, ftohen të marrin pjesë të gjithë tatimpaguesit, përfaqësuesit e tyre, ekonomistë, kontabilistë, zyra konsulence si dhe personat e interesuar, të cilët janë të interesuar për këtë proces dhe zbatimin e tij.
Fokusi i trajnimeve është informimi dhe trajnimi i tatimpaguesve, mbi përdorimin e platformës SelfCare dhe Faturën Elektronike.
Për të garantuar një cilësi sa më të lartë përgatitje kalendari i trajnimeve është riorganizuar si më poshtë:
Kalendari i trajnimeve Maj 2021 e në vazhdim | |||
Linku për të aksesuar trajnimin | Mundësi tjetër aksesi | Orari | |
Seanca | https://nais.webex.com/nais/j.php?MTID=m555f1a274e6e6864c3282072f54758b4 | Meeting number (access code): 2364 818 7078 | E Hënë - E Premte 12:00 - 14:30 |
Meeting password: ZvPR2vtpw23 |
Në zbatim te Ligjit nr.87/2019, i ndryshuar, në varësi të llojit të të transaksionit, efektet e zbatimit të tij fillojnë:
Ndërkohë që, në zbatim të nenit 46 “Dispozitat kalimtare” të Ligjit Nr. 87/2019 “Për faturën dhe sistemin e monitorimit të qarkullimit”, i ndryshuar tatimpaguesit e rinj të regjistruar në Qendrën Kombëtare të Biznesit apo në Administratën Tatimore, si edhe tatimpaguesit ekzistues, në çdo kohë kanë të drejtë të lëshojnë fatura në përputhje me procedurat e fiskalizimit përcaktuar këtë ligj dhe sipas përcaktimeve të legjislacionit në fuqi për procedurat tatimore.