Në këtë faqe do të gjeni Ligjin Nr. 87/2019, datë 18.12.2019 "Për faturën dhe sistemin e monitorimit të qarkullimit”, botuar në Fletoren Zyrtare Nr. 3, datë 20.01.2020.
Zbatimi i tij, sipas fashave dhe llojit të transaksioneve, do të bëhet si më poshtë:
Objekti i këtij Ligji është përcaktimi i parimeve, rregullave, kritereve, detyrimeve, afateve dhe procedurave që duhet të ndiqen nga tatimpaguesit dhe prodhuesit e mirëmbajtësit e zgjidhjeve software-ike, lidhur me lëshimin e faturës, faturën shoqëruese dhe faturën elektronike, përmbajtjen e faturave, regjistrimin e të dhënave dhe procedurën e fiskalizimit të lëshimit të faturave, marrjen e informacionit të pagesave, certifikimin dhe mbikëqyrjen e zbatimit të këtij Ligji.
Dispozitat e këtij Ligji garantojnë vijimësinë e funksionimit të pajisjeve fiskale përpara hyrjes në fuqi të këtij Ligji.
Ky Ligj synon reduktimin e informalitetit në ekonomi dhe evazionit fiskal, rritje të transparencës dhe verifikimin në kohë reale të transaksioneve.
Administrata Tatimore mirëpret çdo sugjerim, pyetje, apo vlerësim nga ana juaj në lidhje me procesin e fiskalizimit, në adresën e e-mail Fiskalizimi.Helpdesk@tatime.gov.al
Ju faleminderit!