Lojrat e fatit
Veprimtaria e Lojrave të Fatit në Republikën e Shqipërisë, rregullohet me Ligjin Nr. 155/2015, datë 21.12.2015 “Për Lojrat e Fatit në Republikën e Shqipërisë”, dhe në aktet e tjera ligjore në zbatim të këtij ligji.
Kategoritë e lojërave të fatit, që lejohen të zhvillohen në Republikën e Shqipërisë, për të cilat shoqëritë e interesuara mund të licencohen, janë:
Organizatorit të lojërave të fatit i ndalohet të punësojë dhe të lejojë të futen apo të luajnë në mjediset e lojërave të fatit persona nën moshën 21 vjeç, si dhe duhet të kërkojë dokumentin e identifikimit çdo lojtari që luan në ambientet e lojërave të fatit, në mënyrë që të mos pranojë lojtarë nën moshën 21 vjeç.
Distancat ndërmjet subjekteve të lojërave të fatit nga institucionet e parashikuara në pikën 2, të këtij neni, duhet të jenë jo më pak se 100 metra në vijë ajrore në të gjitha drejtimet. Distancat të llogariten ndërmjet ekstremiteteve më të afërta të dy objekteve. Mënyra e përllogaritjes së distancave sipas kësaj pike përcaktohen me udhëzim nga Ministri i Financave.
Institucioni përgjegjës për licencimin, mbikëqyrjen dhe kontrollin e zbatimit të ligjshmërisë në ushtrimin e veprimtarisë së organizatorëve në fushën e lojërave të fatit, është Autoriteti i Mbikëqyrjes së Lojërave të Fatit.
Afati i licencimit për të gjitha kategoritë e lojërave të fatit është 10 vjet, dhe fillon që nga data e lëshimit të saj.
Tarifat e licencimit sipas kategorive janë:
Tarifa e licencës paguhet në shuma të barabarta përgjatë të gjithë afatit të licencimit.